Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Përmirësohet situata e zjarreve në Gjirokastër, të gjitha vatrat drejt shuarjes

14:01 / July 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture1 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Gjirokastër, situata e zjarreve pati një përmirësim gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm.

Rreth orës 4 të mëngjesit pati një riorganizim të forcave të shërbimit zjarrfikës, për shërbimin e vatrave të zjarrit mbi parkun e Viroit, si dhe për izolimin e vatrës drejt fshatit Mashkullorë.

Të dy këto drejtime të zjarrit janë vënë nën kontroll nga zjarrfikësit dhe janë drejt shuarjes.

Aktualisht po punohet për izolimin e vatrës së zjarrit mes lagjes Dunava të Gjirokastrës dhe fshatit Lazarat.

Në operacionet gjatë natës u aktivizuan rreth 80 forca zjarrfikëse dhe vullnetare. Aktualisht në vatrën e fundit aktive po punojnë 15 forca të ushtrisë dhe të gjithë efektivët e tjerë janë vendosur drejt Tepelenës për të ndihmuar me situatën e zjarreve atje.

Zjarri që nisi dy ditë më parë dhe që mendohet se është i qëllimshëm, u shtri në një vijë horizontale gati 10 km, duke vështirësuar operacionet për ndërhyrje.

Drejtoria e Shërbimit Zjarrfikës iu bëri thirrje blegtorëve që janë zhvendosur me bagëti në kullollat verore, të marrin masa për t’i braktisur ato sepse zjarret mund të riaktivizohen në çdo moment dhe qëndrimi i kopeve në lartësinë e maleve nuk është i sigurt.

Zjarret kanë shkatërruar prej katër javësh sipërfaqe të gjëra të territorit të gjashtë bashkive të jugut, përfshirë sipërfaqen e folëzimit të disa shpendëve të rrallë.

E gjithë lugina e Drinës dhe pjesërisht ajo e Vjosës është e mbuluar nga tymi dhe smogu përgjatë gjithë muajit korrik. Në më shumë se disa raste janë kërcënuar monumente të ndryshme kulture, ndërsa zjarri është bërë kërcënues për zona e banesa në të paktën pesë raste.

Gjirokaster
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.