HIMARË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor Ilirjan Celibashi ka deklaruar se të gjitha qendrat e votimit në Bashkinë Himarë janë hapur sipas procedurave të rregullta. Duke folur për mediat, Celibashi ka deklaruar se deri më tani nuk janë raportuar problematika. Ndërkohë që sipas tij, identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI).
“Prej orës 7 të mëngjesit ka nisur procesi zgjedhor për kryetarin e Bashkisë Himarë. Të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë janë hapur sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe nuk janë raportuar problematika. Procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika”, thekson KQZ.
