Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Karta ID të skaduara, Celibashi: Nuk jemi ne organi kompetent për shtyrjen e afateve

13:47 / August 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, po zhvillon një mbledhje me KZAZ në Himarë, atje ku po zhvillohen zgjedhjet për Kryebashkiak, ndërsa në garë janë Petro Gjikuria, kandidat i opozitës, dhe Vangjel Tavo nga Partia Socialiste.

Në një prononcim për mediat, Celibashi tha se çështja që është sjellë në vëmendje është ajo e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit. Celibashi tha se kjo çështje mbetet jashtë procesit zgjedhor në themelin e vet, duke shtuar se nuk është një kompetencë e KQZ.

“KQZ sjell në vëmendje se nuk është organi kompetent për shtyrjen e afateve të vlefshmërisë të dokumenteve të identifikimit. Është e vërtetë që janë rreth 6 mijë votues që dokumenti i identifikimit ose i ka skaduar ose i skadon në ditën e sotme. E njëjta gjë ka qenë edhe në zgjedhjet e kaluara, por në atë kohë pati një vendim dhe ata u lejuan të votonin. Në këtë rast nuk kemi pasur asnjë njoftim apo kërkesë zyrtare nga partitë politike, në ditët e fundit kemi pasur një shqetësim të ngritur në mënyrë informale”, tha Celibashi, duke ripërsëritur qëndrimin se kjo çështje nuk i përket KQZ-së.

Sipas tij, nuk dihet se sa është numri i qytetarëve që kanë shkuar për të votuar dhe sa nuk janë lejuar të votojnë sepse kartat e identitetit të tyre ishin të skanduara.

“Jemi apo s’jemi në përputhje me parashikimet e ligjit”, tha Celibashi duke iu referuar rasteve në Himarë.

Celibashi tha se nuk ka pasur komunikime me përfaqësues të Qeverisë apo Ministrisë së Brendshme lidhur me këtë problematikë.

“Është një çështje që lidhet me interesin e vetë votuesve, pra kanë ose jo interes ato për të votuar, dhe për të pasur një dokument të vlefshëm identifikimi. Ky proces më pas i përket kandidatëve dhe subjekteve të interesuara”, tha ai.

Celibashi KQZ
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.