Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zjarret në vend/ Mbrojtja Civile: 8 vatra janë shuar, 11 aktive

17:07 / August 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zjarret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat lidhur me situatën e zjarreve ditën e sotme. 8 vatra janë shuar, ndërsa 11 të tjera janë ende aktive.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Gjatë ditës së sotme në të gjithë territorin e vendit janë identifikuar 19 vatra zjarri. Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në #AKMC, deri më tani janë shuar 8 vatra, ndërsa 11 mbeten aktive.

Forcat operacionale po vazhdojnë punën për izolimin përfundimtar të vatrave në zonën e Parkut Kombëtar Shebenik në bashkinë e Librazhdit, si dhe për vënien nën kontroll të zjarrit në fshatin Poroçan të bashkisë Gramsh.

Në fshatin Kus, Mali Lugë në bashkinë e Tiranës, zjarri është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për përhapje. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse dhe Shërbimi Pyjor monitorojnë vatrën në fshatin Bolenë në Himarë, ku është aktivizuar një zjarr në sipërfaqe me barishte dhe kullotë në Malin e Çipinit.

Në fshatin Shkallë, të bashkisë Konispol, një vatër zjarri në kullotë është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për përhapje. Në fshatin Karroq në Finiq, një vatër zjarri në terren të vështirë po monitorohet nga MZSH dhe aktualisht nuk paraqet rrezik për përhapje.

Në fshatin Tërnovë të bashkisë Bulqizë, në “Pyllin e Lopës”, janë riaktivizuar disa vatra zjarri nga dita e djeshme. Forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave vendore po punojnë për të vënë situatën nën kontroll.

Në fshatin Karmë në Vaun e Dejës, është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe pyjore me bimësi të dendur ku për shkak të terrenit të vështirë nuk mundësohet ndërhyrja me mjete zjarrfikëse. Për vënien nën kontroll të flakëve që po favorizohen nga era e fortë, po punohet nga toka dhe ajri.

Në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar 146 forca operacionale dhe 5 mjete zjarrfikëse, mbështetur nga 130 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar.

11 vatra zjarret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.