Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Protestat e dhunshme në Britani, kryeministri Starmer dënon aktet e ndërmarra: Ju garantoj se do të pendoheni!

18:29 / August 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
starmer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka dënuar ashpër protestat e dhunshme në Mbretërinë e Bashkuar, dhe është zotuar se “do të bëjë çfarëdo që duhet për t’i sjellë këta banditë para drejtësisë”.

“Ju garantoj se do të pendoheni që keni marrë pjesë në këto trazira qoftë drejtpërdrejt ose ata që nxisin akte të tilla në internet,” tha Sir Keir Starmer në një deklaratë për mediat.

Duke iu referuar një sulmi në një hotel në Rotherham Starmer është shprehur se nuk ka asnjë justifikim për një akte të tillë, ndërsa theksoi se sigurua e njerëzve është parësore.

“Njerëzit në këtë vend kanë të drejtë të jenë të sigurt dhe megjithatë ne kemi parë komunitetet myslimane të shënjestruar dhe sulmet ndaj xhamive”, u shpreh ai.

Ai tha se xhamitë në rrezik të çrregullimeve të dhunshme mund të pajisen me personel shtesë sigurie si pjesë e një reagimi të shpejtë të sigurisë për të nxitur punën që po bëhet nga policia lokale.

Skena të dhunshme kanë shpërthyer në të gjithë vendin pas raportimeve të rreme se i dyshuari për vdekjen e tre vajzave të reja në një sulm me thikë në një klasë kërcimi, ishte një azilkërkues dhe mysliman.

Starmer është shprehur se grupet që kanë nisur protestat dhe dhunën janë grup i së djathtës ekstreme.

britani keir starmer Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.