Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Gjykatat njoftojnë gratë me SMS për divorcet

15:41 / January 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Divorcet...
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Tashmë jeni të divorcuara” është ky mesazhi që do u dërgohet grave në Arabinë Saudite duke i dhënë fund fund praktikës së deritanishme të të mosnjoftuarit të grave në raste divorci.

Duke nisur nga kjo e diel, gjykatave do t’iu kërkohet të njoftojnë gratë përmes një mesazhi SMS në telefonat celularë, mbi vendimet që konfirmojnë divorcet e tyre. Avokatet lokale thonë se masa e re do t’u japë fund të ashtuquajturave “divorce sekrete”, në të cilat meshkujt mund të zgjedhin t’i japin fund martesës së tyre pa ua thënë këtë bashkëshorteve të cilat e merrnin vesh më vonë se ishin divorcuar

Direktiva e re do të garantojë që gratë të jenë tërësisht të informuara mbi statusin e tyre martesor, e sigurisht të mund të mbrojnë të drejtat për mbështetje financiare. Vitin e kaluar, në Arabinë Saudite u hoq ndalimi disa dekadësh që nuk i lejonte gratë në timon. Megjithatë,ato vijojnë të jenë subjekt i ligjeve të mbikëqyrjes nga meshkujt.

Gratë saudite, ende edhe sot nuk mund të bëjnë shumë gjëra, pa miratimin e një mbikëqyrësi mashkull, zakonisht bashkëshorti, babai, vëllai apo djali. Mes tyre, për shembull, është aplikimi për pasaportë, udhëtimi jashtë vendit, martesa, hapja e një llogarie bankare, nisja e disa bizneseve të caktuara, kryerja e operacioneve kirurgjikale për qëllime estetike, apo largimi nga burgu.

arabi divorcet Gjykata sms
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërtimi pa leje në Sarandë, Gjykata lë në burg shefin e Komisariatit dhe një inspektor të Policisë

19:59 / May 19, 2026

Gjykata amerikane rrëzon tarifat doganore 10% të vendosura nga Donald Trump

09:38 / May 8, 2026

Gjykata shtyu vendimin për ish-krerët e UÇK, reagon Kurti: Besojmë në pafajësinë e tyre

12:10 / May 7, 2026

Gjykata e Lartë rishikoi praktikën e arrestit/ Spahiu: Vendim historik, burgjet janë mbushur me të paraburgosur

20:50 / May 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.