Kur ende nuk është shuar skandali i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që u përball në aeroportin e Shkupit me një akt ”dhune”, një tjetër incident thuajse është finalizuar ditën e sotme gjatë vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut.
Para fillimit të konferencës për shtyp të Kurtit me homologun, është dalluar ngatërrimi i flamurit të Kosovës.
Në vend të tij, në sallën e konferencës ishte vendosur flamuri i Bashkimit Evropian. Ky i fundit u pikas dhe u ndryshua vetëm pak para nisjes së konferencës për shtyp. Është gabim apo provokim?