Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

14 mijë libra të gjuhës dhe kulturës shqiptare për fëmijët e diasporës

12:05 / August 6, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
libra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

14 mijë libra “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare” për fëmijët e diasporës, të financuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit janë nisur pranë selive diplomatike shqiptare, për të siguruar që fillimi i vitit të ri shkollor t’i gjejë klasat e gjuhës shqipe në diasporë me tekstet e reja.  

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu tha se MAS është e angazhuar të mbështesë fëmijët e diasporës, të cilët do të kenë këtë vit edhe Nivelin II të librit të përbashkët “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare”.

“Përpara vitit të ri shkollor po bëjmë të mundur shpërndarjen e teksteve në diasporë. Edhe në këtë vit, në Vitin e Gjuhës Shqipe, kemi qenë të gjithë të angazhuar të ecim sa më shpejt për çfarë nevojitet, për sa i përket kompletimit me tekste të niveleve të ndryshme në gjuhën shqipe. Janë më shumë se 14 mijë tekste, të cilat janë dërguar në diasporë” tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja tha se në Vitin e Gjuhës Shqipe, angazhimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ka qenë maksimal për të siguruar kompletimin me tekste të niveleve të ndryshme në gjuhën shqipe në shkollat e gjuhës shqipe në Itali, Greqi, Gjermani, Turqi, Austri, Rumani, Danimarkë, Slloveni, Izrael, Britani e Madhe, Belgjikë, Suedi dhe Kroaci.

“Kemi realizuar të gjithë menaxhimin nëpërmjet ambasadave, të nevojave që shoqatat për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare kanë qoftë për tekstet, por dhe me programe të tjera, të cilat ne jemi duke zhvilluar, sikurse është programi “Mësues për Greqinë”. Shpërndarja e librave është bërë sipas nevojave të paraqitura nga ambasadat tona në vende të ndryshme, me fokus të veçantë në vendet ku kemi një përvojë dhe praktikë të mirë përcaktuar, si Greqia, Italia, Gjermania, Britania e Madhe dhe vende të tjera,” tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Për herë të parë këtë vit, është botuar Niveli II i librit plotësues “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”. Ministrja bëri të ditur se po punohet edhe për Nivelin III të këtij libri, në bashkëpunim me Kosovën, dhe se edhe ky nivel do të dërgohet në diasporë sapo të jetë gati.

Ministrja tha se ky vit ka sjellë gjithashtu edhe një risi tjetër: Tekstet e Nivelit II janë digjitalizuar dhe mund të aksesohen në faqen e Qendrës së Botimeve për Diasporën.

“Kjo mundësi e re është shumë e dobishme për mësuesit, prindërit dhe fëmijët, duke ofruar module të ndryshme të teksteve për përdorim gjatë mësimeve të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare. Ministria e Arsimit dhe Sportit vazhdon të jetë e përkushtuar në mbështetjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, duke siguruar që fëmijët tanë të kenë mundësinë të mësojnë dhe të zhvillojnë gjuhën dhe kulturën e tyre amtare”, tha Manastirliu.

Diaspore Libra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.