Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Flet për herë të parë Sahit Dollapi: Arben Baro dha urdhër “kapeni dhe mbyteni”

21:46 / May 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Seit Dollapi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dollapi tha se ka qenë në ushtrimin e detyrës së tij, si drejtues i tubimit. Ai tregoi se e kanë goditur me një plumb plastik në këmbën e majtë dhe pasi është rrëzuar, shkopat e gomës nuk kanë patur më mëshirë për të.

Sahit Dollapi, sekretari organizativ i Partisë Demokratike ka folur për herë të parë pasi u dhunua nga efektivët e policisë më datë 11 maj, gjatë protestës që zhvilloi opozita. Në një lidhje telefonike me “Të paekspozuarit”, Dollapi tha se ka qenë në ushtrimin e detyrës së tij, si drejtues i tubimit.

“Ma përcakton ligji të jem në një pozicion të dukshëm, pranë forcave të rendit. Në mënyrë që punonjësit e policisë të mos cënohen nga protestuesit.

Un po kthehesha në selinë e PD-së dhe dëgjova zërin en jë zonjushe ‘vdiqa mbarova’. Shkova dhe pashë që ajo ishte një gazetare, e mora dhe e çova tek dy kullat. Gjatë rrugës mora edhe një kameraman dhe e bashkova me gazetaren. Jam intimiduar dhe jam dhunuar në mënyrë barabre nga një efektiv policie që më vonë e mora vesh që ishte Arben Baro.

Hoqa kundragazin, u prezantova dhe doja të largohesha. Tentova të largohesha dhe në atë moment dëgjova fjalët ‘kapeni, largojeni, mbyteni’. Ika me vrap dhe në atë moment ndjeva një goditje. Isha i shtrirë pasi humba ekuilibrin. Më goditën në këmbë me një plumb plastik. Më pas erdhën një grumbull policësh që vepruan në mënyrë të pamëshirshme mbi mua.

Edhe pse unë nuk bëra rezistencë, edhe pse u prezantova, përsëri ata ushtruan dhunë mbi mua.

Kam shenja në të gjitha pjesët e trupit,”- tha Dollapi ndër të tjera.

Polici që kapi në fillim Dollapin është Arben Baro, nga Tepelena. Siç shihet edhe në videon e dhunimit Baro, i cili është drejtuesi i FNSH-së, duket se u jep shenjë oficerëve të tjerë që të vijnë tek përfaqësuesi i PD-së.

kapeni mbyteni Sahit Dollapi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.