Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dështimi i PD-së në zgjedhjet e Himarës, Sefa: E keni marrë në qafë opozitën, ky ishte pësimi i rradhës

20:02 / August 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
indrit sefa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Opozita nuk ka planifikuar të ankimojë procesin zgjedhor në humbjen e Bashkisë së Himarës, pavarësisht akuzave të kryedemokratit Sali Berisha për moslejimin e votimit të mbi 6 mijë qytetarëve, të cilëve u kishte skaduar karta e identitetit.

Por për ish-sekretarin e çështjeve zgjedhore në PD, Indrit Sefa, përgjegjëse për humbjen e zgjedhjeve në Himarë është PD dhe kjo e fundit sipas tij duhet të heqë dorë nga ankesat.

Humbja e Bashkisë Himarë, për Sefën është papërgjegjshmëri e opozitës dhe gabim taktik. Sipas tij, të gjitha zhvillimet tregonin se Beleri nuk kishte mundësi të gëzonte mandatin e fituar dhe se shumë shpejt do kishte zgjedhje të pjesshme. Opozita sipas tij do duhet të kishte caktuar shumë më herët kandidatët që të punonin në zonë.

Mungesa e analizave për zgjedhjet e mëparshme, sipas sefës bëri që PD të bënte një gabim shumë të madh në ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke i dhënë PS-së një fitore që nuk e shpresonte në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Reagime të forta kanë ardhur edhe nga Radhët e Partiës së Lirisë. Përmes një postim në rrjetet sociale, ish-kandidati për bashkinë e Kucovës Lefter Maliqi kërkon nga PD që të strukturohet dhe përgatitet për zgjedhjet e 2025.

“Himara mësim ose pësimi i radhës!

Thirrje PD-së dhe liderve të Opozitës:

Zbrisni në Bazë, krijoni struktura paralele me Rilindjen, evidentoni banditët, patronazhistët, shtoni radhët, shumëfishoni shtabet elektorale në çdo Bashki, në çdo “KZAZ”, vini përballë kundërshtarit të njëjtën përballje, madje më të madhe. Evidentoni dhe orientoni menjëherë mbështetësit  për kartat e identitetit në gjithë vendin ,që mos të ketë asnjë pa kartë identiteti të rregullt. Nuk mund të pranojmë që për t’u bërë disa deputetë, që të mbrojnë pasuritë e tyre, të merrni mëqafë Opozitën”

Ndërsa anëtari i kryesisë së PL, Genc Gjokutaj, pretendon se në PD ka akoma tradhëtarë që ndikuan në humbjen e Himarës. Nga ana tjetër, Sekretari për çështjet ligjore në PD, këtë të martë u ndal vetëm në akuza ndaj kryeministrit Rama për çështjen e pronës në Himarë.

himare Indrit Sefa Opozita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.