Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

FOTO/ Berisha, mashtrimi i radhës me projektet e infrastrukturës në vend

14:30 / August 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha është bërë sërish protagonist me postimet e tij në rrjetet sociale, që rezultojnë të jenë një mashtrim i rëndomtë me projektet e infrastrukturës ne vend.

Pasi i ka anatemuar me të gjitha format dhe mjetet e komunikimit projektet e mëdha të dorëzuara muajt e fundit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si Tuneli i Llogarasë dhe aksi Thumanë-Kashar, tashmë Berisha është rikthyer të denoncojë me “fakte dhe video” vepra konkrete të infrastrukturës.

Në faqen e tij ne Facebook, Berisha poston një video të një ure të cilës i është shembur një prej këmbëve dhe postimin e shoqëron me tekstin: “Kjo urë quhet “Ura Rilindja”! Sapo hyri në përdorim u shemb! Vjedhje, vjedhje në çdo gjë vjedhje! #sb”.

Problemi është se kjo urë nuk gjendet fare ne Shqipëri dhe nga një kërkim i thjeshtë në internet rezulton se fotoja, që më pas është bërë video prej kreut të PD, është publikuar nga faqja Civil Engieering Discoveries, një faqe e specializuar në çështjet e inxhinierisë.

Kjo faqe në maj të vitit 2018 ka postuar një grup prej 27 fotosh të urave me kollona të dëmtuara, nga e gjithë bota, në të cilën ndodhet edhe ura e denoncuar nga Berisha, por që nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë.

Mashtrimin këtë radhë është zbuluar edhe nga shumë prej komentuesve të cilët evidentojnë se foto nuk i përket asnjë prej urave në Shqipëri. Por duket e vështirë që Doktori të reflektojë edhe pse ‘kapet’ në flagrancë duke mashtruar, dhe kjo nuk është hera e parë.

WhatsApp Image 2024 08 07 at 14.21.00
WhatsApp Image 2024 08 07 at 14.21.01
WhatsApp Image 2024 08 07 at 14.21.01 1
WhatsApp Image 2024 08 07 at 14.21.01 2

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026

“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

12:39 / October 24, 2026

Rudina Hajdari: Për të mirën tonë, duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”

10:50 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.