Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi performoi sonte në skenën e Tel Aviv këngën “Ktheju tokës”.
Ajo kishte veshur një fustan të gjatë të zi, ndërsa gjatë performancës e shoqëruan disa kërcimtarë. Jonida nuk harroi të tregonte simbolin e shqiponjës.
Pjesë e skenografisë ishte dhe shqiponja e zezë, e cila u shfaq në ekranin e skenës. Pasi këndoi këngën “Ktheju Tokës” në gjuhën shqipe, pati reagime shumë pozitive nga publiku, të cilët e vlerësuan me duatrokitje dhe brohoritje.
