Deri në mesditë i gjithë vendi do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta.
Pasditja sjell shtim të vranësirave duke gjeneruar herë pas here shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit, por ultësira perëndimore do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat e ajrit rriten në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 7 gradë celsius në mëngjes në verilindje e deri në 24 gradë Celsius në mesditë në ultësirë.
