Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Protesta në Beograd, Vuçiç ngre alarmin për një grusht shteti. Reagon opozita: Mos nxit luftë civile

17:07 / August 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1723302161x1683575807 vucic kombo02 511
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Beogradi mban sot një prej protestave më të mëdha të thirruara ndonjëherë nga opozita e vendit, e cila është kritikuar nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, madje duke ngritur alarmin se do të ketë trazira dhe tentativë për grusht shteti.

Vuçiç tha se ka mësuar përmes kanaleve zyrtare nga Rusia se në Serbi po përgatiten trazira masive me qëllim një grusht shteti. “Ata që imagjinojnë se do të bëjnë diçka me forcë, nuk do ta bëjnë. Serbia po ecën pa pushim përpara, nuk mund dhe nuk do ta ndalin. Askush nuk do ta ndalojë më kurrë. Njerëzit nuk kanë nevojë të shqetësohen”, tha Vuçiç.

Liderët e opozitës serbe akuzojnë Vuçiç dhe Vueçeviçin se po vjellin vrer për popullin e thjeshtë dhe po i fryjnë zërave për një luftë civile. Nënkryetarja e Partisë Liri dhe Drejtësi (SSP) Marinika Tepiç deklaroi në platformën ‘X’ se në rrugë, në protestat kundër minierave të litiumit në të gjithë Serbinë, do të jenë “njerëzit më të ndershëm – fshatarë, punëtorë, intelektualë, sportistë…”

Kryetari i Partisë së Qendrës Serbe (SRCE) Zdravko Ponoš deklaroi se regjimi po flet për trazira dhe dhunë dhe po kërcënon me gjendje të jashtëzakonshme. “Për trazirat dhe gjendjen e jashtëzakonshme, qeveria mbështetet në falangën e (Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së Serbisë) Novak Nediç sepse nuk ka besim te policia. Njerëzit mbështeten te vetja për një shtet normal”, tha Ponoš.

Protesta Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula betohet si kryetare e shtetit pas marrëveshjes Vetëvendosje-PDK në minutat e fundit

08:35 / October 7, 2026

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli, ja për çfarë akuzohet

22:41 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

Kreu i PDK-së refuzon propozimin e Kurtit për zgjedhjen e kreut të shtetit, Hamza: Nuk ka president pa marrëveshje

22:01 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.