Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mashtruan pronarin e një exchange në Shkodër dhe i morën 140 mijë euro, arrestohet në Stamboll gjeorgjiani, në kërkim dy të tjerë

14:03 / August 11, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 37
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë operacionit të përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe asaj Turke i koduar “TRACKING”, u kap në Stamboll dhe u deportua në Shqiperi shtetasi gjeorgjian Kakha Joua, si i dyshuar për kryerjen e veprës “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim.

Mësohet se ky shtetas në bashkëpunim me dy të tjerë, kanë mashtruar pronarin e një pike të këmbimit valutor në Shkodër, duke i marrë 140 000 euro.

Në vijim të veprimeve, janë shpallur në kërkim edhe dy autorët e tjerë të dyshuar, shtetasit gjeorgjianë 45 vjeç dhe 36 vjeç.

Njoftimi i Policisë: 

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe asaj Turke i koduar “TRACKING”.

Operacioni për kapjen e autorit kryesor të vjedhjes me anë të mashtrimit të një shume të madhe eurosh në një pikë të këmbimit valutor në Shkodër.

Mashtruan pronarin e një pike të këmbimit valutor, duke i marrë 140 000 euro, falë punës profesionale të strukturave për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, u identifikuan tre autorët e dyshuar, shtetas gjeorgjianë.

Në vijim të veprimeve të thelluara, Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH, nëpërmjet strukturës së specializuar në varësi të tij, bëri të mundur zbulimin e itinerarit të autorit kryesor të dyshuar për këtë ngjarje, i cili po lëvizte nga Sarajeva në Stamboll me destinacion kryeqytetin e Gjeorgjisë.

Informacionin e siguruar për vendndodhjen e autorit kryesor të kësaj ngjarjeje, Departamenti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në DPPSH, nëpërmjet Interpol Tiranës e ka shkëmbyer në kohë reale me Interpol Ankaranë.

Në kuadër të operacionit policor “TRACKING”, policia turke, bazuar në informacionin e marrë nga Policia Shqiptare e cila kishte ndjekur lëvizjet e autorit të dyshuar, bëri të mundur kapjen e shtetasit 40 vjeç, i cili është deportuar në Rinas mesditën e sotme. Në momentin e kapjes në aeroportin e Stambollit, Policia Turke, gjatë kontrollit fizik, i gjeti me vete një shumë prej 7500 euro.

Po në vijim të hetimeve të thelluara nga Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet strukturës së specializuar në varësi të tij, në bashkëpunim me DVP Shkodër, është bërë i mundur edhe lokalizimi i dy autorëve të tjerë, dhe bashkëpunohet ngushtësisht me homologët për kapjen e tyre.

Më datë 09.08.2024, rreth orës 18:00, në sheshin Zdrale, Shkodër, këta shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë pronarit të një pike të këmbimit valutor, shtetasit shumën prej 140 000 euro dhe më pas janë larguar menjëherë nga Shqipëria.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Shkodër, pas kallëzimit nga pronari i një exchange, se 3 shtetas e kishin mashtruar në exchange, duke i marrë një shumë parash në euro, u bë i mundur identifikimi i 3 autorëve të dyshuar.

Në vijim të veprimeve, janë shpallur në kërkim edhe dy autorët e tjerë të dyshuar, shtetasit gjeorgjianë 45 vjeç dhe 36 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Policia e Shtetit falënderon Policinë turke për reagimin në kohë dhe bashkëpunimin profesional që çoi në finalizimin e operacionit policor “TRACKING”.

Policia Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skadon afati 60-ditor, SHBA dhe Irani ende pa marrëveshje

08:27 / August 17, 2026

Zjarr i madh në Qishbardhë të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve

08:22 / August 17, 2026

Sulme me raketa në Rusi, gjashtë të vrarë dhe katër të plagosur

08:19 / August 17, 2026

Meta përballet me gjyqin që mund të ndryshojë Instagram dhe Facebook

08:11 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.