Ieoh Ming Pei, i njohur dhe si I. M. Pei ka ndërruar jetë sot në moshën 102-vjeçare sipas New York Times.
Arkitekti amerikano-kinez i lindur më 26 prill të 1917, ishte pjesa më e gjale e brezit modern të arkitektëve. Kur iu dha çmimi Pritzker në 1983, juria citonte se ai “i ka dhënë këtij shekulli disa nga hapësirat e tij më të bukura të brendshme dhe format e jashtme”. Dhe puna e tij më e dukshme është Piramida e Luvrit në Francë.
Vepra të tjera të njohura të tij janë Kulla e Bankës së Kinës në Hong Kong, Ndërtesa Lindore e Galerisë Kombëtare të Arteve në Uashington dhe Libraria Presidenciale e Xhon Kenedit në Boston.
Megjithëse i njohur si modern, ku vihet re përdorimi i bazave të thjeshta gjeometrike, si trekëndëshi, rrethi apo katrori, Pei refuzoi përfshirjen e globalizmit në “Stilin Ndërkombëtar”, duke përkrahur zhvillimin kontekstual dhe ndryshimet në stil. AI ka thënë se “dallimi i rëndësishëm është midis një qasjeje stilistike ndaj dizajnit dhe një qasje analitike që i jep procesit konsideratën e duhur për kohën, vendin dhe qëllimin”. Madje në një udhëtim të tij në Kinë në 1974, ai nxiti arkitektët kinezë të fokusoheshin tek tradita e tyre arkitekturore se sa tek dizenjimi i stilit perëndimor.

