Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FOTO/ Shqiptarët dalin në protestë, Lutfiu: Serbia po bën pastrim etnik, kërkon të na bëjë pakicë në Bujanoc

16:05 / August 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
454969607 10228818509101875 3057090869685892094 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiu ka folur për protestën e sotme të shqiptarëve në Luginën e Preshevës kundër politikave diskriminuese të shtetit serb. Për të Serbia me anë të pasivizimit të adresave po bën pastrim etnik. Sipas tij, shteti serb kërkon të bëjë shqiptarët pakicë në Bujanoc. Për ”News 24”, ai tha se gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është e rëndë.

Pjesë nga fjala

Serbia po mban qasje deri raciste ndaj shqiptarëve dhe ne do të protestojmë derisa të plotësohen të drejtat tona. Gjendja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është tepër e rëndë. Serbia po bën pastrim etnik, edhe sipas raporteve ndërkombëtare. Serbisë nuk po i mjafton fakti që diskriminohen shqiptarët, ka një sërë diskriminimesh, edhe ajo se shqiptarët nuk janë pjesë e institucioneve, ndërsa kërkon ta finalizojë me pasivizimin e adresave. Beogradi nuk dëgjon as vërejtjet e ndërkombëtarëve. Flitet për mbi 10 mijë adresa të pasivizuara.

Pasivizimi ka nisur në Medvegjë e më pas në Bujanovc. Kjo tendencë ka për qëllim që të bëjë shqiptarët pakicë në Bujanoc. Në Serbi ka 24 komunitete dhe shqiptarët diskriminohen si askush tjetër. Diskriminimi ka lidhje vetëm me përkatësinë etnike. Ne do vazhdojmë të protestojmë. Ne mund të kemi dallime në politikat tona, por nuk ka përçarje sa i përket përkatësisë etnike.

Unë di që një protestuesi shqiptar i është caktuar masa e arrestit me burg, vetëm për një koment në Facebook. Pozicioni im është i tillë që përfaqëson etninë më të diskriminuar në rajon. Ne duhet të flasim me shtetin, që paraprakisht të diskriminon. Edhe kërkesat tona në mënyrë të vazhdueshme injorohen. Por, shqiptarët e Luginës do qëndrojnë për të drejtat e tyre.

455156434 10228818507061824 155005840873743013 n
454969607 10228818509101875 3057090869685892094 n

Nevzad Lutfiu Shqiptar në Serbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Udhëtuan 100 kilometra me djalin e vdekur në makinë, prindërit rumunë: Menduam se ishte në gjumë!

18:03 / August 16, 2026

Zjarr në ishullin Salamina të Greqisë, humbin jetën dy persona, plagosen katër të tjerë

17:20 / August 16, 2026

Mali i Zi vijon betejën me flakët, situata kritike në Ulqin, Kotor e 3 bashki të tjera

17:00 / August 16, 2026

Ariana Grande përlot Londrën/ Dhjetë koncerte mbyllin turneun, këngëtarja tërhiqet përkohësisht nga jeta publike

16:19 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.