Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kush e raportoi vrasjen si një rrëzim aksidental?

17:05 / August 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Egli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Egli Proga humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Pogradecit, dhe në orët që pasuan u shoqërua me një sërë paqartësish mbi dinamikën. Kur i ndjeri u gjet në rrugë, u tha në media se 42-vjecari në gjendje të dehur ishte rrëzuar dhe kishte gjetur vdekjen. Por konstatimet e para të mjekëve që tentuan t’i japin ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit, ngritën dyshime se i ndjeri ishte dhunuar.

Verifikimet e policisë me pyetjen e dëshmitarëve në vendngjarje dhe pamjet e kamerave të sigurisë dolën në përfundimin dhe Egli Proga ishte dhunuar nga Denis Meçe dhe tre persona të tjerë të cilët tashmë janë arrestuar nga policia e Pogradecit. Ngjarja kishte ndodhur jashtë ambienteve të lokalit. Këto janë momentet e fundit të viktimës Proga, pasi ka dalë nga lokali dhe është konfliktuar më pas me personat e arrestuar. Edhe familjarë të ndjerit gjatë orëve të para pas ngjarjes kanë pretenduar se policia ka tentuar të fshehë motivet e ngjarjes, edhe pse komisariati i policisë së Pogradecit nuk nxori asnjë njoftim paraprak mbi ngjarjen.

Njoftimi i parë zyrtar i policisë ka qenë të nesërmen e ngjarjes ku njoftonte arrestimin e personave të dyshuar, të cilët pas një konflikti për motive të dobëta kishin goditur duke i shkaktuar vdekjen viktimës Egli Proga. Mes dyshimeve nëse policia e Pogradecit ka tentuar apo jo të devijojë dinamikën dhe autorësinë e ngjarjes, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar nisjen e inspektimit në drejtorinë e policisë së Korçës për rastin e vrasjes së42-vjecarit.

Inspektimi i cili do të synojë verifikimin e të gjithë tërësisë së veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë.

Egli Proga Pogradec
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.