Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-zv.ministrja e Ramës: Të kufizohet pushteti i kryeministrit

11:30 / May 17, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Irena Beqiraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Irena Beqiraj, ish-zëvendësministre e Financave në qeverinë “Rama 1”, pasi u deklaruar publikisht kunder nismes se qeverise per ndryshimet ne Kodin Penal dhe vednosjen e burgut per nje sere shkeljesh, qe nga dhunuesit e mjekeve dhe policeve, tek abuzuesit me udhqimet, shpreh te tjera kritika te forta.

Ne nje interviste per Telegraf, ajo thekson se ‘duhet të kufizohet në kohë pushteti i Kreut të Qeverisë (ekzekutivit) në dy mandate. Duhet forcuar institucioni i Presidentit, si Kryetar i Shtetit, si i vetmi institucion mbi palët, i cili duhet të shërbejë “si amortizator“ i krizave politike dhe negociator kryesor i zgjidhjeve’.

Ja cfare thote per kufizimin e pushtetit

Stabiliteti dhe mirëfunksionimi i saj, kërkon sigurimin e pavarësisë së nevojshme midis pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, si dhe mekanizmat e kontrollit edhe balancës midis tyre. Në mendimin tim, duhet të kufizohet në kohë pushteti i Kreut të Qeverisë (ekzekutivit) në dy mandate.

Duhet forcuar institucioni i Presidentit, si Kryetar i Shtetit, si i vetmi institucion mbi palët, i cili duhet të shërbejë “si amortizator“ i krizave politike dhe negociator kryesor i zgjidhjeve. Këto nuk janë zgjidhje të thjeshta. Janë qartësisht në kundërshtim me interesat afatshkurtra të liderit të maxhorancës, i cili është në pushtet, por edhe në kundërshtim me ëndrrën me syhapur të liderit të Opozitës i, cili dëshpërimisht, me zjarr edhe bomba molotov, po kërkon po këtë pushtet absolut.

Por për fatin e tyre të keq, sfida me të cilën sot përballen dy liderët, është përtej asaj që ata janë mësuar të bëjnë. Edhe pse qartësisht si maxhoranca edhe opozita, kanë zgjedhur rrugën e thjeshtë, duke ripërsëritur veten, në të njëjtën zakonshmëri të konfliktit ekstrem, ka ardhur koha për të ofruar një paradigmë të re.

Hapi i parë, në këtë krizë të thellë besimi, është të shohin realitetin në sy. Dy liderët, në vend që të ndryshojnë realitetin ,duke ja përshtatur atë “historive të tyre”, duhet të pranojnë atë ashtu siç është, duke ofruar zgjidhjet e kërkuara prej tyre.

A do te kete zgjedhje ne 30 Qershor?

Beqiraj mendon se, në 30 qershor mund të kemi votime, por jo zgjedhje.

“Në fakt, është zakon i politikanëve që e kanë politikën profesion, të parashikojnë çfarë do të ndodh javën, muajin apo vitin e ardhshëm dhe më pas të justifikojnë përse çfarë ato parashikuan nuk ndodhi. Profesioni im është financa dhe ekonomia. Ajo që mund të them me bindje, është që, me sistemin ekzistues, me krizën e besimit që ka kapluar vendin , pa pjesëmarrjen e opozitës, në 30 Qershor mund të ketë votime, por jo zgjedhje”- thote ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026

 “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn dhe avokatin e tij

15:16 / November 21, 2026

Ervin Demo: Tirana, shtëpia e të gjithë shqiptarëve

15:03 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.