Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Gratë do drejtojnë Shqipërinë e nesërme? Këto janë fushat që kanë epërsi

13:59 / May 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fuqia gruas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria e të ardhmes mund të jetë e grave. Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave sa i përket diplomave tregojnë se në sektorët më jetikë të mbarëvajtjes dhe mirëqenies së një shoqërie, gratë janë në mazhorancë të ndjeshme ndaj meshkujve.

Të dhënat tregojnë diplomat në arsimin e lartë sipas gjinisë. Kështu, sektorët ku edhe është më e theksuar epërsia e gjinisë femërore janë ato të shëndetësisë dhe mirëqenies, së bashku me arsimin, me rreth 79% dhe 78% respektivisht, prani femërore. Por, femrat janë në shumicë edhe në sektorë të tjerë të rëndësishëm për një shoqëri, si shkencat sociale, gazetari dhe informacion, me një raport 70 me 30 në favor të tyre.

Edhe në drejtim të shkencave ekonomike, administrimit por edhe ligjit, epërsia është e ndjeshme, dhe raporti fiksohet në 61% me 39% në raport të femrave. Shkencat natyrore, matematika, statistika por edhe artet së bashku me shkencat humane janë sektorët e tjerë ku të diplomuarat femra kanë epërsi ndaj gjinisë së kundërt. Meshkujt janë në avantazh ndaj tyre vetëm në bujqësi, inxhinieri, shërbime dhe teknologji informacioni.

Të dhënat sinjalizojnë qartë se Shqipëria e të nesërmes mund të jetë nën drejtimin e femrave, me praninë e tyre jo vetëm në sektorët më strategjikë, por pse jo, edhe në postet drejtuese. Epërsinë e kanë, duhet vetëm ta shfrytëzojnë./ Scan

grate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.