Koreja e Veriut do të rihapë një qytet për turistët e huaj në dhjetor pas gati pesë vitesh mbyllje të kufijve për shkak të pandemisë Covid.
Të paktën dy operatorë turistikë me bazë në Kinë kanë njoftuar se së shpejti turistët do të lejohen të vizitojnë qytetin malor verior të Samjiyon.
Koreja e Veriut e izoluar u mbyll në fillimin e pandemisë në fillim të vitit 2020. Vnedi filloi të reduktojë kufizimet vetëm në mesin e vitit të kaluar.
Mbyllja e kufijve ndërpreu gjithashtu importet e mallrave thelbësore, duke çuar në mungesa ushqimore që u përkeqësuan nga sanksionet ndërkombëtare për shkak të programit bërthamor të vendit.
Samjiyon shtrihet në “këmbët” e malit më të lartë të Koresë së Veriut Paektu, i cili shtrihet në kufirin Kinë-Korenë e Veriut. Mali është i njohur për atraksionet e tij dimërore.
Propaganda e Phenianit thotë se mali është vendi ku themeluesi i Koresë së Veriut Kim Il Sung luftoi me forcat pushtuese japoneze dhe nisi revolucionin. Ai është gjyshi i presidentit aktual Kim Jong Un.