Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zjarri në Malin e Tomorit, situata drejt përmirësimit

13:00 / August 15, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarr Berat1 768x429 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dita e katërt e zjarrit në Malin e Tomorit, situata drejt mbylljes. Në zonë mbizotëron ngado tymi, që vijon në trungjet e tharë dhe vetëm një vatër është aktive në zonën e pllakave, pas asnjë rrezik përhapjeje të zonës. Sipas përllogaritjeve, zjarri ka përshkruar një sipërfaqe rreth 22 ha dhe raportohet e djegur 9 ha.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se vijon që prej mëngjesit të së hënës zjarri në Malin e Tomorrit në Skrapar. Pas izolimit nga zjarrfikësit të vatrave aktive të zjarrit pasditen e djeshme në zonën e Bozhanit, u shmang përfundimisht përhapje e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Tomorit dhe territorit të Çukës, ku do tē fillojë pas pak ditësh edhe Peligrinazhi i përvitshëm i bektashinjve.

Ditën e djeshme u bë edhe përforcimi i periferisë rreth zjarrit, duke shuar çdo gjurmë në zonat kufitare. Kjo bëri që zjarri të mos dilte jashtë këtij perimetri. Edhe pse, ende edhe sot në zonë ka vatra zjarri ende aktive në trungjet e tharë dhe të rrëzuar si dhe tym ngado, tym që del nga vatrat ende aktive dhe të nxehta, sitiata po mbahen në monitorim, deri në eliminimin e plotë të zonave ende të nxehta. Aktualisht është aktive vetëm një vatër e vogël zjarri dhe kjo në rrëzë të shkëmbit mbi Bozhan, por pa asnjë rrezik përhapjeje.

Zjarri, që mendohet të ketë qenë i qëllimshëm, u shfaq fillimisht ditën e hënë në hyrje të Parkut Kombëtar por i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta ai u përhap me shpejtësi drejt pyllit me pisha dhe më pas drejt zonës lindore të Çukës,shumë pranë vendit ku zhvillohet peligrinazhi i përvitshëm i bektashinjve. Terreni tejet i vështirë e bëri të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse në zonën e zjarrit dhe kjo situatë bëri që të vijohej të punohej për fikjen e flakëve me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.

Për këtë situatë të rënduar zjarri, në Malin e Tomorrit janë angazhuar prej 4-ditësh 18 punonjës të Agjensisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, 27 efektivë zjarrfikës nga Skrapari, Berati e Poliçani, 30 forca të ushtrisë dhe banorë të zonës.

Sipas përllogaritjeve të bëra, zjarri ka përshkruar një sipërfaqe rreth 22 hektarësh, ndërkohë që raportohet e djegur një sipërfaqe prej 9 hektarësh, pjesa më e madhe me dru të thatë e boçe pishash të rrëzuara, ndërkohë që shifrat zyrtare të dëmeve të shkaktuara nga ky zjarr do të dalin në mbylljen e tij të plotë.

Burimet zyrtare nga DVP Berat konfirmojnë se, duke dyshuar se zjarri ka qenë i qëllimshëm, po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, nëse konfirmohet se ka qenë i qëllimshëm.

Mali i Tomorrit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.