Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Jorida Tabaku: Të mos heshtim për të drejtat e shqiptarëve që po shkelen hapur në Serbi, qeveria Rama të marrë masa

17:14 / August 15, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabakuuu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqiptarët nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë, po protestojnë për “identitet dhe dinjitet”, duke e akuzuar qeverinë serbe për diskriminim ndaj tyre. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se nuk mund të qëndrojmë të heshtur kur të drejtat e shqiptarëve në Serbi shkelen hapur. ”Më e turpshme është mungesa e teksteve në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë në këto komuna. Është e paimagjinueshme që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë të keqtrajtuar në atë mënyrë, sa shumica e tyre detyrohen të mësojnë nga shënime, për shkak se u mohohet e drejta për të studiuar dhe mësuar nga librat në gjuhën e tyre amtare”,-shkruan Tabaku.

Shkrimi i plotë

Minoriteti shqiptar në Serbi duhet respektuar!

Nuk mund të qëndrojmë të heshtur ndërsa të drejtat e shqiptarëve në Serbi shkelen hapur. Prej disa ditësh, shqiptarët në Luginën e Preshevës kanë dalë në protesta për të drejtat e tyre që nuk respektohen nga qeveria serbe. Kërkesat e tyre për integrim të plotë dhe proporcional të kuadrove shqiptarë në organet shtetërore dhe institucionet e tjera publike, siç është miratuar në marrëveshjet politike që prej vitit 2001, ndalimi i diskriminimit mbi baza etnike, si dhe njohja e diplomave janë dëshmi të qarta të mungesës së respektit që qeveria serbe tregon ndaj shqiptarëve.

Por më e turpshme është mungesa e teksteve në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë në këto komuna. Është e paimagjinueshme që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë të keqtrajtuar në atë mënyrë, sa shumica e tyre detyrohen të mësojnë nga shënime, për shkak se u mohohet e drejta për të studiuar dhe mësuar nga librat në gjuhën e tyre amtare.

Përpjekjet e shqiptarëve në Serbi për të drejtat e tyre nuk mund të injorohen. Kërkesat e tyre për edukim në gjuhën amtare, për libra shqip, për njohje diplome dhe përfshirje në administratën publike janë të drejta legjitime që duhen respektuar.

Një shtet që pretendon hyrjen në Bashkimin Evropian dhe respektimin e të drejtave të njeriut, dhe që u kërkon këto standarde edhe vendeve të tjera, duhet të respektojë të drejtat e minoriteteve. Prandaj, ka ardhur koha që Serbia të përmbushë këto kërkesa, ndërsa qeveria shqiptare duhet të veprojë me vendosmëri për të mbrojtur shqiptarët në Serbi. Ata janë motrat dhe vëllezërit tanë!

Është koha që qeveria shqiptare të ndërmarrë hapa konkrete për të siguruar që shqiptarët në Serbi të mos mbeten të braktisur. Respekti për minoritetet është themeli i demokracive të vërteta dhe të qëndrueshme!

jorida tabaku serbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.