Rikonstruksioni i pishinës publike “Taq Dafa” në Durrës ka ringjallur traditën e notit tek të rinjtë në qytetin bregdetar.
Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga pishina publike e rilindur në Durrës, ku mund të argëtohen dhe stërviten fëmijë edhe të rritur.
Pishina “Taq Dafa” në Durrës është rikonstruktuar tërësisht duke përmbushur të gjitha kërkesat për një pishinë olimpike.
Pishina ka një gjatësi prej 50 metra dhe një gjerësi prej 21 metra, me një thellësi që ndryshon nga 2 metra në anën veriore në 1.4 metra në anën jugore.
