Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndërtohet nga e para kopshti 37, Veliaj: Gati për të pritur të vegjlit me kushte moderne; kopshtet dhe çerdhet e reja, shembull për bashkitë e rajonit

12:43 / August 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 08 16 at 12.37.11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas 30 vitesh zaptim të godinës, Kopshti 37 në Njësinë 10 është pothuajse gati dhe shumë shpejt do të presë të vegjlit me kushte më të mira. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi nga afër punimet e fundit në këtë kopësht, tha se zaptimet që pengojnë të ardhmen e fëmijëve dhe të ardhmen e qytetit, nuk justifikohen.

“Do të bëjmë edhe punët e fundit me pastrimin, instalimet e vogla, mobilimin dhe në fund të gushtit do të hapen regjistrimet për fëmijët e banorëve, që janë në kufi mes Njësisë 10 dhe Njësisë 7. Ky kopësht ka qenë i zaptuar, ndaj kam një thirrje: Zaptimi i kopshteve, shkollave dhe çerdheve nuk justifikohet, është diçka që duhet t’i takojë së kaluarës. Më vjen mirë që kemi çliruar edhe hapësirën e fundit, dhe me dëmtimet që patën pas tërmetit disa ndërtesa totalisht të deformuara, patëm mundësinë të bëjmë një ndërtesë të re. I lutem komunitetit që t’i ruajmë këto ndërtesa. Në momentin që i çlirojmë, këto hapësira do të mbeten të qytetarëve, por sidomos të qytetarëve të vegjël, fëmijëve”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Bashkia e Tiranës ka bërë revolucion me shkollat, kopshtet dhe çerdhet, me kushte europiane, në shërbim të fëmijëve dhe të ardhmes së qytetit. “Hapja e 7 kopshteve dhe çerdheve të reja na çon mbi 100. Vërtet mburremi me 42-43 shkollat e reja, por kemi rikonstruktuar ose ndërtuar mbi 100 kopshte e çerdhe. Kemi bërë një revolucion sepse jemi ndoshta qyteti më i mirëshërbyer, kur vjen puna tek fëmijët. Ata mund të jenë vërtet 20% e popullsisë, por janë 100% e ardhmja e qytetit”, tha Veliaj.

Për ata që bëjnë analiza nga divani, Veliaj komentoi se nuk do të mund të ndalin punët e mira për qytetin. “E di se në këtë Tiranën tonë me debate plot, vëmendjen e marrin ata që bëjnë analiza në televizor. Por, investimi tek fëmijët është garancia më e madhe për të bërë një qytet shumë herë më të mirë se sa ai që gjetëm”, u shpreh Veliaj. Në fund, kreu i Bashkisë bëri edhe një ftesë për prindërit, kur tha se në fund të gushtit do kenë mundësi të regjistrojnë fëmijët e tyre në kopshtin e ri në Njësinë 10.

WhatsApp Image 2024 08 16 at 12.37.22

Erion Veliaj kopshti 37
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar

08:21 / June 5, 2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të premte

07:48 / June 5, 2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.