Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mijëra besimtarë bektashinj nisen drejt Teqesë së Kulmakut

12:56 / August 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pelegrinazh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

18 gushti për besimtarë bektashinj shënon datën e nisjes së pelegrinazhit drejt Malit të Tomorrit, i cili do të zgjasë një javë rresht. 

Festa e shenjtë e bektashinjve do të përfundojë në datën 25 gusht, ku mijëra besimtarë çdo vit vijnë nga e gjithë Shqipëria për të festuar të Teqen e Kulmakut, vend ky që për besimtarët konsiderohet i shenjtë.

Për një javë Mali i Tomorrit do të pushtohet nga besimtarët  të cilët pasi drejtojnë lutjet e tyre, kulmin e festës e arrijnë pasi bëjnë kurbanin.

Policia e shtetit duke parë që për çdo vit trafiku rëndohet që në Hyrje të Beratit e deri në Teqen e Kulmakut, thotë se kësaj herë ka marrë masë për të parandaluar çdo incident që do të shtonte radhët e gjata në trafik.

Për këtë arsye në akset rrugore Berat-Dimal, si dhe Çorovodë Mali i Tomorrit nuk do të lejohen të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë, nga ora 06:00-24:00,gjatë gjithë ditëve të pelegrinazhit.

Ndërsa autobusët, furgonat me mbi 8 persona dhe minibusët nuk do të lejohen të qarkullojnë në aksin rrugor “Plirëz–Teqeja e Kulmakut–Mali i Tomorrit”.

Për shkak të parametrave të rrugës, në segmentin rrugor “Plirëz-Teqeja e Kulmakut”, qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë dhe nuk do të lejohen parakalimet.

Në terren do të jenë efektivë  që do të mbikëqyrin 24 orë dhe do të menaxhojnë çdo situatë të krijuar në akset rrugore, si dhe në ambientet rreth teqesë në Kulmak, ku dhe do të kryhen ritet fetare.

bektashinj pelegrinazh tomor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.