Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Erdhi për “mish të njomë” në Durrës, italiani 58-vjeçar, pre e tentativës për grabitje

16:41 / August 18, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5812
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një italian 58-vjeçar, Saverio G., mbërriti në Durrës, në 7 Gusht 2024. Menjëherë ai u vendos në kontakt me një vajzë 17-vjeçare nga qyteti bregdetar, të cilën e kishte njohur në Fierenze. Të dy shoqërohen në lokal dhe duket se gjithçka po shkonte mirë.

Por, mbrëmjen e 8 Gushtit, kur mjeti i drejtuar nga italiani, në bordin e së cilës ishte edhe e mitura, ndalon diku në zonën e Plazhit, përpara u del një djalë i ri. Ai e kërcënon Saverion me një thikë në dorë dhe tenton t’i marrë çantën.

Në moment ndërhyn edhe vajza, e cila del nga automjeti, ndërsa italiani i jep makinës mbrapsht dhe largohet me shpejtësi.

Ai shkon në Komisariatin e Policisë së Durrësit dhe denoncon dhunën e ushtruar ndaj një djalë i ri, i cili, sipas tij, duhet të jetë Amarildo D., i dashuri apo i fejuari i vajzës së mitur që ai kishte në mjet. Ai pranon se të dy të rinjtë i ka njohur më parë në qytetin e tij, në Firenze.

Policia e Durrësit e telefon 20-vjeçarin dhe, pasi ai paraqitet në Komisariat, e arreston. Ndërkohë, Gjykata i cakton masë “arresti në shtëpi”, nën dyshimet e vjedhjes me dhunë.

Incidenti, që në momentin e parë u duk rastësor, pra një akt i thjeshtë vjedhjeje, për prokurorinë e Durrësit duket se ka qenë një skemë e organizuar nga 20-vjeçari dhe e dashura e tij. Të paktën kjo lihet të kuptohet në dosjen hetimore.

Dy të rinjtë duket se kanë shfrytëzuar dëshirën e 58-vjeçarit italian për “mish të njomë” dhe dyshohet se e kanë futur në kurth për t’i marrë paratë.

Ngjarja 

Në 7 Gusht 2024, 58-vjeçari Saverio G., mbërrin në Durrës, me qëllimin e qartë për të takuar 17-vjeçaren B.H. nga Durrësi. Ai merr një automjet me qera, takohet me të miturën dhe të dy shëtisin në lokale të ndryshme.

Mbrëmjen e 8 gushtit, duke udhëtuar me mjet, vajza i sugjeron italianit që të ndalojnë diku në zonën e Plazhit. Sapo mjeti ka ndaluar, para tyre ka dalë një djalë.

Saverio pretendon se ai ka qenë i maskuar dhe ka tentuar t’i grabisë çantën. Gjatë tentativës, djaloshi e ka qëlluar me thikë, duke e gërvishtur në krah. Saverio është larguar me shpejtësi, duke lënë vajzën, e cila kishte zbritur nga mjeti.

Ai paraqitet në komisariatin e Durrësit dhe pretendon se ka qenë pre e një tentative grabitjeje e personi i dyshuar ishte i dashuri i vajzës, me të cilin gjithashtu ishte njohur në Firenze.

Por, një qëndrim tërësisht të ndryshëm kanë dy të rinjtë.

Amarildo D., i cili është paraqitur vetë në Komisariat pasi u njoftua me telefon se ndaj tij kishte një kallëzim.

Para oficerëve të Policisë Gjyqësore ai pranoi se ka dalë para mjetit të drejtuar nga italiani Saverio, ku ndodhej edhe e fejuara e tij, B.H.

I riu deklaron se i ka kërkuar vajzës të zbriste nga mjeti, si edhe i ka kërkuar llogari shtetasit italian se përse shoqërohej me një vajzë të mitur, e cila ishte rreth 40 vitë më e vogël se ai, si edhe për faktin që ajo ishte e fejuara e tij.

Amarildo mohon që të ketë tentuar ta grabisë italianin. Ai thotë se nuk kishte as maskë dhe as thikë dhe se gërvishtja e italianit mund të ketë ndodhur gjatë përplasjes fizike.

Ndërsa vajza 17-vjeçare, e pyetur para oficerëve të Policisë Gjyqësore, deklaron se ishte takuar me Saverion në Durrës, me qëllim për të diskutuar mbi punësimin e saj të mundshëm në bizneset e italianit në Firenze.

Deklarimet e vajzës së mitur, sipas dosjes gjyqësore

Pas këtyre deklarimeve, Policia ka arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin Amarildo D., nën dyshimet e kryerjes së veprës penale të “vjedhjes me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Gjykata e Durrësit, pasi mori materialet nga Prokuroria, konstatoi se “arresti në flagrancë” i Policisë ishte i paligjshëm, pasi nuk plotësoheshin kushtet dhe kriteret ligjore.

Megjithatë, bazuar në aktet e dorëzuara, gjykata vendosi të caktonte masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 20-vjeçarin

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

09:56 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.