Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme. Siç duket edhe nga videot e postuara duke u larë në Shën Naum.
Meta në një postim të ri është në Ohër ku ka bërë një selfie me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe njëkohësisht liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.
Në foto kanë pozuar edhe ministri i transporteve Aleksandar Nikoloski dhe ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski. Meta shkruan se u diskuta për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 ndër të tjera.
