Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Qeveria mohon rritjen e çmimeve ushqimore”, Tabaku: Janë në hall sesi të shtojnë lekët që marrin nga taksat e larta

15:42 / August 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se qeveria Rama e cila sipas saj mohon rritjen e çmimeve ushqimore në vend, është në hall sesi të rrisi buxhetin dhe lekët që marrin nga taksat e larta. ”Po kostot e jetës së shqiptarëve janë rritur? Qeveria socialiste mohon rritjen e çmimeve për produktet që ju bleni çdo ditë tek marketi apo tregu i vogël në lagjen tuaj. Për qeverinë janë rritur vetëm kostot e ndërtimit të rrugëve, por jo kostot që ju shpenzoni për shtëpinë tuaj”,-shkruan Tabaku.

Postimi i plotë

Qeveria socialiste pritet të rishohë buxhetin e disa prej projekteve që do të investohen nga paratë e taksave, dmth xhepave të shqiptarëve. Janë tre rrugë që do i rriten kostot me 260 mln euro më shumë se sa projeksioni i marsit 2024. Përveç diletantizmit, paaftësisë për manaxhim financiar normal e sigurisht dhe shkatërrim të çdo koncepti normal buxhetor, rritja me 71% e kostove vetëm për këto projekte justifikohet nga qeveria se janë rritur kostot e materialeve dhe projektit në tërësi.

Po kostot e jetës së shqiptarëve janë rritur? Qeveria socialiste mohon rritjen e çmimeve për produktet që ju bleni çdo ditë tek marketi apo tregu i vogël në lagjen tuaj. Për qeverinë janë rritur vetëm kostot e ndërtimit të rrugëve, por jo kostot që ju shpenzoni për shtëpinë tuaj. Për qeverinë janë rritur kostot e rrugëve por jo kostot e shërbimeve që ju merrni çdo ditë, të ilaçeve për prindërit dhe gjyshërit ato qeveria mendon se nuk janë rritur.

Qeveria socialiste mendon se Inflacioni ha vetëm të ardhurat e atyre që fitojnë koncesionet dhe PPP-të por jo të portofolit tuaj! Shqiptari blen më shtrenjtë ushqimet, zarzavatet, bukën, qumështin dhe vezën por për qeverinë halli është si të rrisim buxhetin dhe lekët që marrin nga taksat e larta në xhepin tuaj. Kjo është të mendosh për pakicën që merr tendera dhe të injorosh shumicën që paguan sa frëngu pulën për çdo gjë që blen në treg.

jorida tabaku Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.