Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Miratohet fondi/ Një pagë shpërblim për policët me rezultate të shkëlqyera

16:08 / May 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
polici 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria miratoi një fond prej 1.4 milionë eurove për shpërblimin e punonjësve të policisë të Shtetit për rezultate të larta në kryerjen e detyrës. Sipas vendimit të qeverisë, ky fond i hiqet Ministrisë së Mbrojtjes dhe i kalon Ministrisë së Brendshme.  Lista e punonjësve që do të shpërblehen do të miratohet nga ministri i Brendshëm, me propozim të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Vendimi

1. Në buxhetin e miratuar për vitin 2019 të bëhet rishpërndarja e fondeve, ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si më poshtë vijon:  a) Ministrisë së Brendshme t’i shtohet fondi prej 170 000 000 (njëqind e shtatëdhjetë milionë) lekësh, në programin buxhetor “Policia e Shtetit”, për shpërblimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, për rezultate të larta në kryerjen e detyrës;

b) Ministrisë së Mbrojtjes t’i pakësohet fondi prej 170 000 000 (njëqind e shtatëdhjetë milionë) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, të programit “Mbështetja e luftimit”.

2. Masa e shpërblimit të jetë deri në një pagë mujore dhe lista e punonjësve të Policisë së Shtetit, që do të shpërblehen, të miratohet nga ministri i Brendshëm, me propozim të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

3. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Police shperblim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026

Policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit para Kryeministrisë

15:59 / October 17, 2026

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.