Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ekzekutoi 42 gra, vrasësi serial në Kenia arratiset nga qelia së bashku me 12 të burgosur të tjerë

19:56 / August 20, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
collins jumaisi khalusha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet në Kenia kanë nisur hetimet për të kapur një burrë që thuhet se ka rrëfyer vrasjen e të paktën 42 grave, përfshirë bashkëshorten e tij. Të gjitha krimet kanë ndodhur gjatë dy viteve të fundit. 33-vjeçari Collins Jumaisi Halousa u arrestua në korrik dhe mbahej prej asaj kohe në një stacion policie.

Siç raportohet ai ia doli të arratisej së bashku me 12 persona të tjerë duke prerë një rrjetë metalike dhe duke u ngjitur në një mur. 12 të tjerët ishin nga Eritrea dhe po mbaheshin në të njëjtin stacion policor me të pasi kishin hyrë ilegalisht në Kenia. Oficerët e policisë thonë se janë njoftuar për arratisjen në orët e para të së martës, gjatë kohës që të burgosurve po i shërbehej mëngjesi.

Gjithashtu avokati i 33-vjeçarit pretendon se klienti i tij është torturuar në mënyrë që policia t’i nxjerrë një rrëfim. Halusa u arrestua pasi nëntë trupa u gjetën në një gurore të vjetër pranë kryeqyteti kenian, Nairobi. Viktimat ishin të gjitha gra të moshës 18-30 vjeç, të cilat ishin vrarë në të njëjtën mënyrë.

arratisje vrasesi serial
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.