Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Berisha merr në mbrojtje Kurum për mbetjet toksike të eksportuara në Tajlandë

22:58 / August 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje kompanisë turke ‘Kurum’, kompani nga e cila dolën 816 tonë mbetjet e rrezikshme që u nisën drejt Tajlandës nga Porti i Durrësit.

Mbrëmjen e sotme nga ballkoni i shtëpisë së tij, Berisha e nisi protestën duke shfaqur deklaratën e Kurum në monitor. Sipas Berishës, Ministria e Mjedisit ka mashtruar shqiptarët dhe se ato mbetje nuk kanë asnjë lidhje me uzinën e Kurumit.

“Ministria e Mjedisit mashtroi shqiptarët se ato mbetje vijnë nga furnaltat e Kurum. Shqipëria ka furrnalta hekuri, çeliku, kromi, por dhe furra alumini dhe metalesh të tjera. Por këto janë veprimtari legale, këto janë veprimtari të kontrolluara nga të gjitha anët.

Në këto furra shkrihet hekur, shkrihet krom, shkrihet çelik, alumin dhe të tjerë. Dhe këto furra në mënyrë transparente kanë procedurat ku i depozitojnë mbetjet e tyre, të rrezikshme, të parrezikshme, ku i eksportojnë, cili është destinacioni i tyre.

Kjo është një veprimtari dhjetëra vjeçare. Por ministria e Mjedisit deklaroi dje, se mbetjet i ka eksportuar Kurumi. Sot kjo sipërmarrje e madhe me një aktivitet pothuajse 30 vjeçare në Elbasan, deklaroi se ato mbetje nuk kanë asnjë lidhje me uzinën e Kurumit.

Pra, ato mbetje thotë Kurumi, nuk kanë lidhje me uzinën, por dokumentacioni është plotësuar sikur janë të Kurumit. Shikoni pra çfarë qeverie, trafikante, falsifikatore e turpshme.

Shikoni se ç’bëjnë. Shikoni se ç’bën Edi Rama për bizneset e tij. Të dashur miq! Shikoni se çfarë bën Edi Rama me trafikun që bën me helme dhe toksina. Merr emrin, falsifikon dokumente dhe i eksporton ato, sikur të jenë të një ndërmarrje private.“- tha Berisha.

0

Berisha kurum mbrojtje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.