Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vr@u të moshuarin, 23-vjeçari ishte fshehur në banesën ngjitur me të. Sherri mes tyre nisi nga disa trungje pemësh

17:10 / August 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Faik Ajdini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një histori sa tragjike dhe alarmuese për shoqërinë është vrasja e të moshuarit Faik Ajdini. Skënder Ajdini, bashkëshortja e tij Darovi Ajdini, djali Bledar Ajdini dhe Blerti Kanushi janë të arrestuarit për vrasjen e Faik Ajdinit në fshatin Zhapokikë të Memaliajt disa ditë më parë. Në lagjen Cenometaj të fshatit ka vetëm 3 shtëpi. Njëra i përket viktimës dhe 2 të tjerat bashkëpunëtorëve të autorit.

Ngjarja e rëndë ka qenë pika fundore e një serie incidentesh dhe sherresh mes të dy familjeve. Autori i dyshuar i këtij krimi Blerti Kanushi strehohej prej disa muajsh në banesat e Skënderit dhe Bledarit, pasi ai ishte në kërkim nga policia për vepra penale që lidhen me kultivim narkotikësh dhe trafikim kokaine. Për shkak të marrëdhënieve të vështira që familjet kishin me njëra-tjetrën si dhe debatit të ashpër pak kohë më parë për një vijë uji, Blerti Kanushi druhej se 72 vjeçari Faik Ajdini mund të denonconte në polici vendndodhjen e tij.

Rrugës për në fshatin Zhapokikë gjatë fundjavës Faik Ajdini ka futur në mjetin e tij disa trungje pemësh të lëna buzë rrugës të prera nga bashkëpunëtorët në krim. Kjo ngjarje u bë shkak fillimisht për një konflikt verbal mes tyre. 23 vjeçari Kanushi që strehohej nga familja Ajdini është përfshirë në konflikt.

Ka shenja të një përleshjeje fizike mes dy burrave dhe më pas një goditje me sëpatë në pjesën e pasme të qafës. 71-vjeçari i arrestuar Skënder Ajdini ka qenë prezent dhe ka ndihmuar për shtyrjen e trupit të viktimës në përrua për të humbur gjurmët. Pas ngjarjes Blerti Kanushi është larguar me këmbë në drejtim të një zone të thellë të pyllëzuar.

Bledar Ajdini Blerti Kanushi Darovi Ajdini Faik Ajdini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

09:29 / October 7, 2026

Ministri Hoxha, uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

09:24 / October 7, 2026

Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula betohet si kryetare e shtetit pas marrëveshjes Vetëvendosje-PDK në minutat e fundit

08:35 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.