Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sulmi në Solingen, 26 vjeçari sirian i dorëzohet policisë gjermane

09:50 / August 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjermani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ashtuquajturi “Shteti Islamik”, IS mori përgjegjësinë për vrasjet në Solingen. Në një postim në rrjetin Telegram, IS shkroi se një “ushtar” i tyre kreu një sulm ndaj të krishterëve në Solingen. Ky sulm është “hakmarrje për myslimanët në Palestinë e kudo“, shkruhej në rrjet.

Nuk ka prova që IS qëndron pas sulmit, megjithatë është vënë në pranga i dyshuari për sulmin tragjik.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë tha mbrëmjen e djeshme se atentatori i dyshuar iu dorëzua njësisë policore. “Kemi të dyshuarin, që e kërkuam gjatë gjithë ditës”, tha Reul. Personi i dyshuar për atentatin është siriani Isa H.

Sipas autoriteteve, kur ai u vu në pranga, rrobat e tij ishin plotësisht të njollosura me gjak. Sipas Spiegel, Isa H. është 26 vjeç, mysliman sunit, ai ka ardhur në Gjermani në dhjetor 2022 dhe ka bërë kërkesë për azil. Një vit më vonë ai ka marrë statusin e mbrojtjes së përkohshme.

Gjatë së shtunës mediat gjermane njoftuan edhe për arrestimin një 15 vjeçari me lidhje me sulmin. Sipas informacioneve të Spiegel bëhej fjalë për një person nga Kirgistani që jetonte në një qendër azili. Me gjasa ai ka biseduar me autorin e sulmit gjatë festimeve në Solingen.

Kryeprokurori gjerman, Markus Caspers tha në një konferencë shtypi, se “sipas dëshmive të mbledhura një person deri tani i panjohur, pak para sulmit ka biseduar me djalin e ri, për aktin që e edhe u krye më vonë.”

Solingen sulmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.