Një cisternë nafte me flamur grek është sulmuar të premten nga rebelët Houthi në Jemen. Të paktën tre zjarre shpërthyen në bordin e anijes pas goditjes me armë të ndryshme.
Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar raportuan se anija Sounion, e cila ndodhej Detin e Kuq u sulmua në mënyrë të papritur. Ekuipazhi i anies u shpëtua disa minuta pas sulmit. Rebelët Huthi kanë shënjestruar anijet që kalojnë në Detit të Kuq pas nisjes së luftës Izrael-Hamas.
Rebelët synojnë ndërprerjen e një nga rrugëve kryesore tregtare përmes së cilës zakonisht kalojnë një trilion euro mallra çdo vit. Sulmet e rebelëve tentojnë ndërprerjen e linjave të furnizimit të Izraelit. Sipas raporteve ndërkombëtare, fushata kundër anijeve tregtare të vendeve të BE dhe SHBA mbështet nga Irani.