Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Çfarë i ndodh organizmit nëse gëlltisni çamçakëz?

17:52 / August 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gum01 1024x576 1 1024x570 1 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çamçakëzi nuk është bërë për t’u ngrënë, por ka shumë njerëz që kanë gëlltitur një të tillë, kryesisht pa dashje. Paralajmërimi nga më të rriturit ka qenë gjithnjë i njëjtë: “Po gëlltite çamçakëz të ngjiten zorrët.”

Të jetë e vërtetë vallë?

Mesa duket, çamçakëzi ndjek të njëjtin rrugëtim si çdo ushqim ose pije tjetër. Megjithatë ai është shumë i vështirë për t’u tretur. Gëlltitja e çamçakëzit sigurisht që e vështirëson punën e stomakut. Por, sistemi tretës i njeriut është shumë i fortë. Nëse ia del të tresë një biftek apo bërxollë derri apo viçi, atëherë me siguri mundet të përballojë edhe një çamçakëz. Por jo pa vështirësi.

A ngjitet çamçakëzi në muret e stomakut?

Stomaku ka lëvizjet e veta, acidet dhe enzimat që shpërbëjnë çdo ushqim që futet brenda.  Megjithatë çamçakizi nuk tretet plotësisht për shkak të përbërjes kimike. Shumë njerëz kanë besuar me të vërtetë se çamçakëzi ngjitet në muret e stomakut në të njëjtën mënyrë si në dërrasën e bankës. E vërteta është sipas mjekëve, që me trupin e njeriut ajo që futet brenda do të dalë jashtë patjetër. Koha se kur ndodh kjo është diçka tjetër sepse sistemi tretës është i ndryshëm në çdo njeri. Mjekë që kryejnë ekzaminime shprehen se nuk kanë arritur asnjëherë të gjejnë çamçakëz që ka qëndruar më shumë se një javë në zorrë ose në stomak. Ata e krahasojnë çamçakëzin me çdo substancë tjetër ngjitëse që gjithësesi del nga trupi e patretur.

Përse nuk duhet të gëlltisim çamçakëz?

Përtypja e çamçakëzit nuk ka asnjë vlerë ushqimore ndaj eskpertët më në zë të mjekësisë janë të mendimit se duhet treguar kujdes. Nëse gëlltisni një çamçakës, mund edhe të mbyteni, pasi mund t’ju kalojë keq, thonë ekspertët duke rekomanduar hedhjen e tij sapo shija humbet.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

12:57 / July 23, 2026

QSUT firmos marrëveshje me Institutin e Tumoreve në Milano, partneritet për modernizimin e shërbimit onkologjik

11:20 / July 23, 2026

Nga Ksamili te Alpet/ Media spanjolle jehonë bukurive dhe potencialit turistik të Shqipërisë

10:43 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.