Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Filmi triller “Pikë uji” nga Robert Budina së shpejti në të gjitha kinematë

10:49 / August 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5929
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Filmi triller “Pikë uji”, filmi i tretë i regjisorit Robert Budina që të mban frymën pezull, do të ketë së shpejti premierën e tij botërore në kinematë e territoreve shqipfolëse, për të vijuar shfaqjen më pas, në kinematë e të gjitha vendeve të Ballkanit, Spanjës, Italisë, Austrisë dhe Gjermanisë.

Në filmin e tij të tretë, “Pikë uji”, regjisori Robert Budina hulumton botën psikologjike të një nëne, e cila në kërkim të së drejtës duhet të përballet me një sistem të pamëshirshëm manipulimi, nga i cili kish përfituar deri më sot. Një triller emocionues që ngre një pyetje thelbësore: deri ku mund të mbërrijë një nënë, për të mbrojtur birin e saj? Me eksperiencën e regjisorit Budina dhe kastin e mrekullueshëm të aktorëve, udhëtimi në një botë të mbushur me mister dhe emocione do të jetë magjepsës.

Kast i aktorëve përbëhet nga Gresa Pallaska – Aida, një nga aktoret më të dashura për publikun mbarëshqiptar, Arben Bajraktaraj – Iliri, një aktor shqiptar tashmë me famë botërore, i cili jeton dhe zhvillon aktivitetin e tij teatral dhe filmik në Paris, Adem Karaga – Elvisi, aktori shqiptar shumëdimensional i teatrit dhe filmit nga Maqedonia e Veriut, Gerhard Koloneci – Beni, një aktor shqiptar që jeton në Itali, i cili ka filluar të luajë role të rëndësishme në kinemanë italiane, Kodjana Keco – Monda, tronditëse me rolin e saj në këtë film, aktore shqiptare që zhvillon aktivitetin e saj në New York, e deri te talentet e reja natyrale si Paolo Iancu – Marku, i cili jeton në Bukuresht dhe ka filluar të luajë role në kinemanë dhe teatrin rumun dhe Henri Topi – Denisi, një i ri pogradecar, i cili premton të jetë një nga zbulimet aktoriale shqiptare në të ardhmen.

Budina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.