Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Historia e ‘tmerrit’ të Vlorës që vdiq sot dhe beteja në Strasburg për këmbën e paralizuar

13:05 / August 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1724654984xfotaqzaharia33jpg 414
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fotaq Zaharia ndërroi jetë sot në moshën 64-vjeçare në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, ku dhe ishte shtruar për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Por jeta e tij ka kaluar thuajse e gjithanë qelitë e burgjeve në Shqipëri. Zaharia ishte një ndër protagonistët e përplasjeve me armë zjarri në vitet më të mbrapshta të vendit tonë, 1997-1999.

Ai kishte marrë dhe pseudonimin si i ‘forti’ i Vlorës për shkak të grabitjeve dhe pengmarrjeve që ka kryer në ato vite. Fotaq Zahariau prangos, por edhe pse ndodhej në masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale “vjedhje” dhe “rrëmbim personash me qëllim përfitimi”, u arratis nga dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Vlorë bashkë me Ermir Habilin, Armando Begën e Haxhi Hoxhën.

Pas arratisjes, ai u kthye në tmerrin e Vlorës dhe prokuroria arriti t’i provonte akuzën e grabitjes me armë, pengmarrjen e gruas së një biznesmeni në Vlorë dhe “vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë ndaj shefit të krimeve në Vlorë, Gentian Musabelliut.

Fotaq Zaharia u prangos në banesën e vjehrrës së tij në Vlorë, në janar të vitit 2007, operacion gjatë të cilit mbeti i plagosur në njërën këmbë pas përplasjes me armë zjarri me efektivët e Policisë së Shtetit. Por gjithashtu, la të plagosur dhe shefin e krimeve në Vlorë në atë kohë, Gentian Musabelliu.

Nën kushtet e arrestit, ai iu nënshtrua ndërhyrjeve spitalore për plagën në këmbë, por nuk u rikuperua plotësisht. Madje kjo gjë i shkaktoi dhe paralizë të këmbës gjatë viteve, gjë që shihet dhe në një ngafotot e fundit, kur është paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku dallohet që mban paterica.

Në vitin 2015, Gjykata e Krujës urdhëroi kryerjen e një ndërhyrje të dytë kirurgjikale pasi pjesa metalike e vendosur në këmbë po e dëmtonte. Moszbatimi i vendimit shkoi në Gjykatën e Strasburgut, dhe në vitin 2016, kjo gjykatë urdhëroi përkohësisht ekzekutimin e tij. Por çështja u zvarrit dhe vijoi në Strasburg, deri në korrik të vitit të kaluar, kur Zaharia u dëmshpërblye me 13 mijë euro.

Gjithashtu, përmes një rekursi në Gjykatën e Lartë, Zaharia pretendoi se “mbajtja në kushte çnjerëzore dhe degraduese, të papajtueshmërisë së gjendjes shëndetësore me burgimin, i rrezikon shëndetin dhe jetën”. 

Operacioni “Forca e Ligjit”, OFL, kishte nisur edhe hetimin pasuror ndaj tij katër vite më parë.

Fotaq Zaharia Nënë Tereza tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.