Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Anijet me mbetje toksike do kthehen në Shqipëri

14:44 / August 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 90
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet shqiptare kanë deklaruar se po hetojnë ngarkesën me mbi 800 tonë mbetje toksike që dyshohet se është nisur nga ambientet e kompanisë “Kurum”, nëpërmjet një tjetër shoqërie tregtare “Sokolaj” me destinacion dërgimin dhe shitjen e tyre në Tajlandë, duket se ngarkesa më të paktën 100 kontenierë do mbetet “peng” e procedurave dhe rrugës detare.

Ngarkesa do kthehet e gjitha mbrapsht, në destinacionin nga dhe u nis, me të njëjtin itinerar. Madje një nga anijet është rrugës dhe mbërrin në fund të muajit shtator në portin italian të Goia Tauro, andej nga ishte tranziti i parë pas daljes më 4 korrik nga Porti i Durrësit. Kurse anija e dytë do mbërrijë më vonë, por nuk jepen data të sakta dhe dinamikë.

Vetë kompania e transportit ndërkombëtar ndërujor “A.P. Moller-Maersk A/S”, që transportonte këtë ngarkesë drejt aksit Singapor-Tajland, pra në Azinë Juglindore, konfirmon se pas komunikimit me “Basel Network” që denoncuan të parët mbetjet toksike, do e kthejë ngarkesën në destinacionin nga dhe u nis.

Pra kjo ngarkesë nuk mbërriti në Tajlandë, por u shkarkua në Singapor. “Maersk” sqaroi se “po punon edhe me autoritetet e Singaporit dhe MSC për të kthyer ngarkesën në Shqipëri”. Për momentin, “kontejnerët janë vendosur të mbërrijnë në portin Gioia Tauro të Italisë në fund të shtatorit, sipas të dhënave të gjurmimit”.

Kurse 60 kontejnerë të tjerë me mbeturina të dyshuara që janë aktualisht në bordin e një anijeje tjetër kontejnerësh të “Maersk”, raportohet se “mbërritën më vonë në Singapor” dhe pas procedurave “do të kthehen gjithashtu në Evropë”.

Zbarkimi në Singapor vjen pasi Tajlanda e refuzoi ngarkesën në fjalë që prej datës 9 Gusht, kur autoritetet bënë edhe deklarata zyrtare. Zyrtarët e Singaporit thanë se ata “po lehtësojnë kthimin e këtyre kontejnerëve” sipas Konventës së Bazelit të Kombeve të Bashkuara, një pakt global i nënshkruar nga shumë ekonomi të zhvilluara që kërkon që vendet të japin pëlqimin për mbetjet në rrugën e tyre.

mbetje toksike tajlande
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.