Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Fjalimi i Ramës, Sali Berisha ka një thirrje për diplomatët shqiptarë: Qëndroni përfaqësues të vendit dhe të kombit

15:36 / August 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama berisha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha komentoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama para diplomatëve shqiptarë. Sipas kreut të opozitës, Rama edhe këtë herë mashtroi lidhur me negociatat. “E vërteta është se dhjetorin që kaloi, ndonëse u shpall me të madhe në Tiranë nga miqtë e Edi Ramës, se në dhjetor do të hapej kapitulli i parë i negociatave, në dhjetor Këshilli Europian dhe Komisioni Europian i vendosën 5 kushte të reja. Shqipëria sot është vendi i burgosjeve politike, i persekutimit politik.

Shqipëria sot është vendi i vetëm në Europë në të cilën 3 liderë të partive kryesore opozitare janë në arrest, ose në ndjekje penale. Pra, jo që s’ka progres, por në një rast unik po bën 4 vite që nga dita e vendimit për të hapur negociata, e vendimit në parim, por negociatat nuk janë hapur për kapitujt dhe kjo për shkak të qëndrimeve anti-demokratike, anti-kushtetuese të Edi Ramës”, shtoi Berisha.

Ai u bëri thirrje diplomatëve shqiptarë të qëndrojnë si përfaqësues të Shqipërisë, dhe jo të kreut të narko-shtetit, Edi Ramën. “Nuk mund të mos ritheksoj se kjo konferencë mblidhet në një kohë kur, pavarësisht nga lustrat, faktikisht Edi Rama është personi i vetëm që ka rekrutuar në korrupsion për ta nxitur kundër opozitës famëziun, Mc Gonigal, ish-shefin e kundërzbulimit të FBI për Nju Jorkun. Rekrutoi në korrupsion me Agaçin e tij, njeriun e besuar nga autoritetet italiane për të kontribuar në luftën kundër drogës në Shqipëri, gjeneral Lisin.

Edi Rama figuron tashmë në dosjet e mëdha, së bashku me vëllain e tij të vjedhjeve dhe trafiqeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Edhe njëherë, duke dënuar zbatimin e parimeve të narko-shtetit në diplomacinë shqiptare iu bëj thirrje diplomatëve të qëndrojnë përfaqësues të vendit dhe të kombit të tyre, dhe jo të një klike, të një kasti, të një ekipi, i cili sundon në aleancën e krimit, vjedh zgjedh zgjedhjet, shndërron pasuritë publike të shqiptarëve në mallkim për qytetarët, sundon me drogën dhe krimin”.

Berisha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sekretariati i Etikës përjashton Agron Shehajn me 60 ditë, pritet kallëzim në Prokurori

11:55 / July 28, 2026

Ambasada shqiptare detyron BBC të ndryshojë titullin e artikullit: Stigmatizonte shqiptarët si komunitet

11:29 / July 28, 2026

Mori dokumentin sekret, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga punimet e Kuvendit

10:43 / July 28, 2026

Shehaj mori marrëveshjen konfidenciale me SHBA-në, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e tij me 60 ditë; mazhoranca kërkon edhe referimin në SPAK

10:13 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.