Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Lind” partia e re opozitare, Edvin Kulluri jep detajet

19:45 / August 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kulluri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edvin Kulluri flet për përpjekjet në krijimin e një partie të re të djathtë. Ai u shpreh se po shkohet drejt përfundimit të një statuti të ri. Po ashtu Kulluri theksoi se nuk do të jetë një parti kryetari, por do të ketë debate dhe përfaqësim, ndërsa tha se beteja do të nisë me Kodin Zgjedhor.

“Pas humbjes së gjyqit të 11 qershorit për të drejtën e përfaqësimit të PD, ne si Parti Demokratike zyrtare, siç e quajnë edhe mediat, u vumë përpara zgjedhjes së çfarë duhet të bënim. Të vazhdonim atë projekt politik të nisur nga 8 shtatori apo të vazhdojmë të jemi pjesë e kësaj loje tërhiq e mos e këput që vazhdon prej vitesh.

Ne morëm vendimin për të vazhduar në këtë rrugë, për t’u ndarë nga ajo mënyrë funksionimi të PD-së për të shkuar drejt zgjedhjeve të 2025 të vendosur e të qartë, duke mos lënë hije dyshimi për të mos ndërprerë atë rrugëtim për shkak të asaj që ndodhi me gjyqin.

Ky është vendimi i drejtë dhe i duhur për disa arsye. Nëse mblidhen firmat do të shkojnë menjëherë në gjykatë për t’u regjistruar. Po shkojmë drejt përfundimit me një statut akoma më të përmirësuar se ai i miratuar në shtatorin e kaluar. Nuk synojmë një parti kryetari, por të përfaqësojë sensibilizuesit kryesorë, ku të ketë sa më shumë kolegjialitet, sa më shumë debat dhe përfaqësim, prandaj e nisim këtë betejë me Kodin Zgjedhor”, u shpreh Kulluri në A2 CNN.

Kulluri foli edhe për Partinë Demokratike, ku tha se i ka mbaruar koha politike dhe ka mbetur vetëm një kujtim i asaj që ka qenë. ”Nga i gjithë ky spektër i partive të vogla i vetmi njerëzish që janë të qartë të djathtë jemi ne Dashamir Shehi dhe ndonjë deputet tjetër”.

Edvin Kulluri PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026

Rama: “Pasqyrë Albania” nuk mbulon dështimin e bashkëqeverisjes: “Atë që s’e bëri platforma, do ta bëjë Pasqyra”

10:33 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.