Nga Dritan Laci
Po shikoj ne Tv Klan dokumentarin per Saimir Pirgun. Diku ne nje moment te dokumentarit nje nga mesuesit e tij thote qe “Publiku vienez e do Saimirin edhe per faktin qe ai eshte nje person shume i dashur”. Eshte shume e vertete. Une e kam njohur Saimirin si koleg pune ne vitin 1999, atehere kur ai ishte nje personazh i zakonshem ne rruget e nje qyteti si Tirana qe nuk te ofronte ndonje gje te madhe per pritshmerite e nje te riu. Ishte aq i dhene pas muzikes sa kendonte edhe ne oren 3.00 te mengjesit. Bashke me ate si duo sorrë shoqeruese ia merrja edhe une ca me shume kuptohet per shaka. Saimiri kishte nje ngjizje te cuditshme te te huajt qe vinin ne sportel. Aq sa ata habiteshin me informacionin qe kishte per muziken. Ishte nje njeri I papertueshem qe pasdite shkonte te Teatri I Operas; ne ate kohe mbaj mend qe i binte nje vegle muzikore dhe naten punonte deri heret ne mengjes. I vetmi qe kishte besim te talenti I tij ishte vetem ai. Ishte e veshtire per ne te tjeret te besonim se po ndanim ore te tera pune me nje talent qe pak vite me pas do ngjiste skenat me te medha te Operas boterore. Hera e fundit kur u takuam ishte te dikur stacioni i urbanit te “Ushtari I Panjohur” aty ku sot qendron busti i Sulejman Pashe Mulletit. Ishte nje dite gri me shume shi. Une isha i ngarkuar me nje biciklete me dy arka me libra klasik qe po mundohesha ti coja sa me shpejt ne shtepi per tu gjetur nje strehe nga rrenimi ku ishin degdisur. E pashe Saimirin se largu dhe i ndalova te kembet. Aty mesova qe kishte fituar nje burse ne Bolzano. Mu be shume qejfi sepse e meritonte dhe ishte lodhur shume per te gjetur veten. U ndame me urime per njeri-tjetrin dhe keshtu e humba ne ate stacion urbani per ta degjuar emrin e tij disa vite me pas si nxenes i shkelqyer i Pavarotit. Mendoj se puna shperblen talentin dhe Saimiri eshte shembulli ku deshira gjen rrugen dhe vullneti i jep jete talentit. Bravo Saimir Pirgu!