Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Ronaldo: “Mbas karrierës futbollistike, nuk mendoj së qënuri trajner”

20:41 / August 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ronaldo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Karriera e Cristiano Ronaldos duket se nuk ka fund. Megjithatë, pak nga pak, portugezi ka filluar të kuptojë se po i afrohet gjithnjë e më shumë “vijës së finishit”. Ai e ka nisur sezonin e ri furishëm në nivel individual, pas një Europiani zhgnëjyes me Portugalinë.

Disa ditë pasi “shpërtheu” në YouTube, ku hapi kanalin personal, Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë mbi të ardhmen e tij më të afërt, e cila kalon nga Arabia Saudite dhe do të përfundojë aty: “Nuk e di nëse do të dal në ‘pension’ së shpejti. Besoj do të tërhiqem për dy ose tri vite… Ndoshta do të tërhiqem këtu tek Al-Nassr”.

Deklarata që sqarojnë hapat e tij të ardhshëm, pasi partnerja Georgina tha pak muaj më parë se sapo të mbushte 40 vjeç, karriera e yllit portugez do të prekë fundin. Për ta arritur këtë “stacion” moshe mbeten edhe pak muaj (deri në muajin shkurt). Vetëm pak më vonë, konkretisht në qershor, marrëdhënia e tij kontraktuale me Al-Nassr përfundon.

Megjithatë, Cristiano duket i bindur të vazhdojë. Aq më tepër duke pasur parasysh se ende nuk ka probleme të aspektit fizik. Diçka e paimagjinueshme për një fitues të lindur si ai: “Jam shumë i lumtur në këtë klub dhe ndihem mirë. Dua të vazhdoj në Arabi”.

E sigurt është se portugezi nuk do të shihet në stol, pasi “t’i varë këpucët në gozhdë”: “Në mendjen time për momentin nuk kalon mundësia e bërjes së trajnerit të asnjë skuadre. Nuk e kam menduar kurrë këtë, e shoh veten duke bërë gjëra të tjera jashtë futbollit, por vetëm Zoti e di të ardhmen”.

Ajo që duket më qartë është se fundi i Cristiano Ronaldos në radhët e kombëtares portugeze është më afër se kurrë. Se kur do të vendosë ta shpallë “pensionimin” nga Portugalia, kjo do të jetë krejtësisht e papritur:

“Kur të largohem nga kombëtarja, nuk do të njoftoj askënd paraprakisht. Do të jetë një vendim shumë spontan nga ana ime, por edhe shumë i menduar. Për momentin, ajo që dua është të jem në gjendje ta ndihmoj kombëtaren në angazhimet e saj të ardhshme. Ne kemi Ligën e Kombeve përpara, do të doja shumë të luaja”.

karriera Ronaldo trajner
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh: Respekt për ato që ke arritur, të përqafoj

22:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.