Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta me të rinjtë në Jalë u jep porosinë e gjyshërve: Malet tona më të larta! Do ta bëjmë me çdo çmim 4 milion shqiptarë plus

22:07 / August 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i PL-së Ilir Meta ishte sot në Jalë me të rinjtë e LRI ku mbajti një fjalim para tyre duke përsëritur premtimin për 4 milion shqiptarë në Shqipëri nëse Partia e Lirisë vjen në pushtet. Meta nuk la pa iu përmendur të rinjve edhe shprehjen e gjyshërve për malet e larta në kohëra vështirësie.

“Gjyshërit na ka mësuar malet tona më të larta, kur janë kohët më të vështira, malet tona edhe më të larta. Jemi në një situatë tepër kritike, ku si pasojë e grushtit të shtetit pa autoblinda por me shkelje të kushtetutës, me betimin e prokurores tek Lana. Pasojat janë katastrofike, korrupsioni më i lartë se kurrë ndonjëherë. Vendi i parë për korrupsion, vendi i parë për shpopullim. Vetë OKB konfirmoi këto ditë se lindshmëria mesatare është në një pikiatë të frikshme që ua kalon dhe vendeve në luftë. Nga 3.4 fëmijë për grua në 1980 mesatarja e lindshmërisë në 2023 u tkurr në 1.4 fëmijë për grua. Shqipëria nga vendi i dytë është në vendin 177 në botë në klasifikimin e OKB, alarm kombëtar dhe kushtrim për ndryshim urgjent dhe këtij raporti që ka prodhuar agjenda e Ramoviçit. Ne do ta bëjmë me çdo çmim me 4 milion shqiptar plus.”

Më tej Meta mori dhe shembullin e Hungarisë të Viktor Orbanit për rritjen e numrit të popullsisë.

“Hungaria ishte nga vendet me lindshmëri më të ulët, por falë politikave konkrete patriotike të Viktor Orbanit është në rritje. Do ta mundësojmë përmes vënies në jetë të 5 prioriteteve që përmbajnë masa konkrete për forcimin e kombit, që kanë prioritet fuqizimin e familjes shqiptare. Për të arritur këtë objektiv do forcojmë arkëtimin e të ardhurave ne buxhetin e shtetit. Kemi një program, të qartë për të rritur të ardhurat që bazohet në përvojat më të mira të rajonit tonë.”

Ilir Meta Jalë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.