Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tonelatat me peshq të ngordhur, reagon ashpër kryebashkiaku: Krim ekologjik

21:36 / August 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 volos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka disa ditë që banorët e qytetit të Volosit përballen me këto pamje të frikshme të peshqve të ngordhur në gjithë bregdetin që lag këtë zonë. Fenomeni i paprecedentë përveç pamjes dhe erës së keqe ka shkaktuar shqetësim pasi këta mijëra peshq të ngordhur janë një bombë shëndetësore për shëndetin publik siç theksojnë specialistët.

Problemi po intensifikohet orë pas ore dhe organet kompetente po përpiqen të kontrollojnë çështjen, shkaku i së cilës thuhet se janë përmbytjet kolosale disa muaj më parë nga dy stuhitë që përfshinë zonën përreth, ndërsa kryebashkiaku i qytetit ka kritikuar qeverinë për menaxhimin e kësaj fatkeqësie natyrore.

“Qyteti i Volos dhe Gjiri Pagasitikos po përballen me një fatkeqësi ekologjike, por ata që janë përgjegjës për këtë krim mjedisor kanë një emër”, tha Achilleas Beos, kryebashkiak i Volosit.

Siç thonë ekspertët ndërkohë që mijëra tonë ujë nga liqeni Karla dhe përrenjtë e zonave përreth derdhen çdo ditë në gjirin Pagasitiko, bashkë me to derdhen edhe peshqit e ujit të ëmbël, të cilët ngordhin sapo bien në kontakt me ujin e kripur të detit. Është ajo kategori peshqish nga zona të përmbytura, ku ndërsa fushat po kullojnë dhe temperaturat rriten, zvogëlohet edhe vëllimi i ujit bashkë me oksigjenin.

Ekipet e Bashkisë vetëm brenda dy ditëve kanë mbledhur mbi 57 ton peshq të ngordhur dhe kanë kërkuar edhe 7 anije të vogla për të pastruar gjithë gjirin në fjalë.

“Që prej ditës së djeshme shërbimet e bashkisë së Volosit kanë nisur operacionin e pastrimit në frontin bregdetar, plazhet, shkëmbinjtë dhe kudo ku dalin peshq të ngordhur nga deti”, tha ai.

Fenomeni ka shkaktuar ndërhyrjen e prokurorit , për të hetuar cilësinë e ujërave në gjirin Pagasitikos dhe shkaqet e mundshme të ngordhjes së peshkut në plazhet e Magnezisë, ndërsa rritet indinjata e bizneseve të qytetit që kanë reaguar për dëmet e mëdha që ka pësuar turizmi në këtë zonë që shquhet për bukuritë natyrore , ujërat e pastra dhe infrastrukturën turistike.

ngordhur tonelata peshq volos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.