Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Tirana tenton të rikthejë ish-mesfushorin bardheblu, një futbollist drejt operacionit

09:00 / August 30, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Limaj 1 130
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana po përgatit goditjen e fundit në merkato. Ai me shumë mundësi do të jetë një ish-bardheblu. Media mëson se bëhet fjalë për Vesel Limajn, ish-lojtarin që ka dalë kampion me Tiranën dhe që në janarin e 2023-it u largua nga skuadra bardheblu për në Rumani dhe më pas në Kosovë me Ballkanin.

Para pak kohësh lojtari ka dalë i lirë. Mes tij dhe klubit ka pasur disa diskutime dhe mund të ndodhë që Limaj të kthehet te 26 herë kampionët. Me ardhjen e Limajt, skuadra do të fitonte lojtarin pas sulmuesit që kërkon me doemos Shkëmbi. Kjo sepse Limaj e ka pozicionin e tij natyral dhe mund të jetë një forcë më shumë për Tiranën. Problemi i vetëm i Limajt është pasaporta gjermane. Me bardheblutë, Limaj ka 58 takime, 10 gola dhe disa asiste, pa llogaritur titullin kampion. Është 27 vjeç dhe vlera e tij në merkato është 350 mijë euro.

JAKU – Tirana po vuan dëmtimet. Mësohet se Jordi Jaku është dëmtuar në gju dhe prej kohësh është jashtë fushe. Lojtari është duke u riaftësuar sipas metodës që kanë shpëtuar Abdullahu e Kozi. Nëse ia del që të kthehet në fushën e lojës, atëherë për të do të jetë operacioni që do të vendosë fatin e tij. Lojtari nëse operohet rrezikon disa muaj jashtë fushave të lojës. Edhe Florjan Përgjoni është jashtë fushe i dëmtuar. Ai prej kohësh nuk bën stërvitje dhe mendohet se do të kthehet pas ndërprerjes së kombëtareve. Gjithsesi, edhe ky parashikim zor se është i saktë. Me shumë mundësi, Përgjoni do të jetë gati pas pauzës së kampionatit prej kombëtares.

FORMACIONI – Edhe në këtë ndeshje me shumë mundësi, Bledi Shkëmbi do të luajë me të njëjtin formacion që hodhi në fushë kundër Vllaznisë. Në portë Selmani. Më pas Gjumsi, Kola, Mici, Ismaili, Meta, Jonuzi, Soler, Prenga, Zharmuni dhe Abah. Dyshimi i vetëm mund të jetë në mesfushë apo një mbrojtje treshe me Dembelenë. Tirana do të jetë pothuajse e plotë në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Egnatias. Edhe Gjumsi, i cili u dëmtua në takimin me Vllazninë, është kthyer në fushën e lojës. Edhe Meta është me skuadrën, ndërsa Përgjoni vazhdon të jetë mungesë për Tiranën e Shkëmbit.

Pjesa tjetër e skuadrës është e plotë dhe do të jetë e gatshme për sfidën do të luajë Tirana me rrogozhinasit. Tirana ka stadium, por ndeshjen me Egnatian do ta luajë në Durrës. FSHF-ja ka zbuluar se ndeshja do të zhvillohet në “Niko Dovana”, në orën 20:00. Gjithsesi, çudia e madhe është se Tirana, edhe pse ka stadium, do të “migrojë” në bregdet. “Selman Stërmasi” i është dhënë me qira një kompanie koncertesh, ndërsa “Air Albania” është mbyllur për shkak të Kombëtares. Elbasani është bllokuar nga Dinamo.

ish mesfushori tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

“Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës”, ministri Gogu zbulon detaje nga mbledhja me Ramën

12:02 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026

Zyrtare/ Kristjan Asllani lë Interin dhe transferohet në Emirate, shqiptari prezantohet te Al Jazira me fanellën “23”

16:13 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.