Të hënën në orën 11.00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve e cila do të përcaktojë kalendarin e punës së parlamentit në 3 javët e ardhshme.
Në këtë kalendar bie në sy se projekt-ligji më i rëndësishëm është ai që synon të përmirësojë cilësinë e shërbimit mjekësor duke rregulluar marrëdhënien e mjekëve që punojnë në spitalet shtetërore dhe private. Ndryshimet në urdhërin e mjekut erdhën pas skandalit që prokuroria kishte zbuluar në spitalin onkologjik.
Pas Konferencës së Kryetarëve, pasdite në orën 17.00 do të zhvillohet seanca e parë e këtij sesioni.
Kjo seancë është kryesisht ceremoniale pasi nuk miratohet asnjë ligj apo vendim, përvec kalendarit të punës.
Në seancën e parë sipas traditës flasin vetëm Kryetarja e Kuvendit dhe krerët e grupeve parlamentare.
