Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Sillni kafen turke, duam të shohim filxhanin”, Edi Rama batuta me moderatorin Ali Aslan: Je gjermanizuar

12:42 / August 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama ne prage1 637x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama gjatë panelit të diskutimit me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb pati një debat që u shoqërua me batuta me gazetarin Ali Aslan, moderator i panelit.

Aslan e ndërpreu Ramën teksa kryeministri po fliste për krizën e refugjatëve në Europë dhe se si duhet të reagojë Bashkimi Europian në kushtet kur e ka të domosdoshme popullsinë migratore për shkak të mungesës së krahut të punës.

Rama iu drejtua gazetarit Aslan se kur fton njerëz nga Ballkani duhet të zgjasë kohën e diskutimit në panel, pasi të tillë e kërkon tradita. Me humor, Rama i kërkoi gazetarit t’i sillte kafen turke nga ku do të shihej edhe filxhani që parashikon të ardhmen, duke e konsideruar këtë si qëndrim të padrejtë të Brukselit.

Edi Rama: Më duhet të them të njëjtën gjë që e them gjithmonë. Nëse ftoni njerëz nga Ballkani duhet të zgjasni kohën. Nëse doni memo, sillni nordikët, vendosini 5 minuta, ju japin memon dhe kthehen te akulli. Ne duam të diskutojmë, të argëtohemi, sillni kafen turke se duam të shohim edhe të ardhmen te filxhani. Jeni gjermanizuar shumë miku im. Të jesh gjermanizuar është shumë gabim, jo gabim.

Ali Aslan: Mendoj se është afër mendsh se sa herë ke kryeministrin Rama në skenë gjithmonë kalojmë një kohë të këndshme, është një kombinim i përsosur i përmbajtjes së fortë dhe argëtimit.

filxhani kafen turke Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Anëtarësimi në BE/ Vendet anëtare japin dritën jeshile për mbylljen e Kapitullit 20, Rama: Forcohet perspektiva e Shqipërisë për investime, inovacion dhe punësim

19:20 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë

09:05 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.