Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria rritje me 200% të numrit të pasagjerëve në Rinas për korrikun krahasuar me 2019! Ironizon Rama: Pasqyrë e “boshatisjes” nga turistët

10:50 / September 3, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Turistet03
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet edhe njëherë debateve për sezonin turistik. Rama ka publikuar Tabelën e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, ku Shqipëria vlerësohet se ka pasur një rritje me 206.5% të pasagjerëve për muajin korrik, krahasuar me të njëjtin muajt të vitit 2019.

Shqipëria kryeson listën, ndërsa pas ka lënë vende të rëndësishme europiane, por edhe të Ballkanit.

“A EDHE TABELA E KËSHILLIT NDËRKOMBËTAR TË AEROPORTEVE PËR KORRIKUN, ku përsëri SHQIPËRIA KRYESON me rritjen e jashtëzakonshme mbi 200% të numrit të pasagjerëve, e cila është pasqyrë shumë e qartë e “boshatisjes” së Shqipërisë nga turistët këtë vit”, shkruan Rama.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë ka ironizuar debatet se plazhet janë bosh, duke thënë se kjo rritje e numrit të pasagjerëve është një pasqyrë e qartë e ‘boshatisjes’ së Shqipërisë nga turistët. Më tej Rama shkruan se Rama thotë se është e habitshme se si ky sukses që po ngre imazhin e Shqipërisë në botë, disa shqiptarëve u acaron nervat dhe u nxjerr nga goja gjithëfarë çudirash.

Po ashtu, risia e këtij viti janë afro 4 mijë pasagjerë nga Japonia, rreth 4 mijë të tjerë nga Zelanda e Re, pothuajse 20 mijë nga Australia dhe 35 mijë nga Kanadaja. Me ironi, Rama ngre pyetjen se nëse do ishte e vërtetë boshatisja e Shqipërisë, këta pasagjerë të huaj pse nuk erdhën më parë dhe çfarë i solli këtë vit?

“Është e habitshme po jo edhe aq, që ky sukses i cili po e ngre vazhdimisht imazhin e Shqipërisë në botë, përveçse po sjell të vlera të reja të shtuara për ekonominë, disa shqiptarëve mes nesh u acaron nervat dhe u nxjerr nga goja gjithëfarë çudirash.

Ka prej tyre që thonë se këta miliona njerëz që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë këtë vit gjermëtani, qenkan të tërë shqiptarë të larguar nga qeveria e poshtër, të cilët vijnë për të parë njerëzit e tyre!!!..

Po edhe sikur të ishte e vërtetë kjo çudi dhe 4 mijë japonezët, 20 mijë australianët apo 35 mijë kanadezët që kanë zbritur këta muaj nga avionët në Tiranë të jenë të gjithë shqiptarë, pyetja është pse nuk erdhën më parë dhe çfarë i solli këtë vit?”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

Kujtojmë që vetëm gjatë muajit gusht, aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” kapi shifrën e 1 milionë e 251.467 pasagjerëve, 41% më shumë se sa gushti i shkuar. Nga janari deri në gusht vetëm në Rinas pasagjerët që kanë hyrë në Rinas arrijnë në 7 milionë e 233.711, 56% rritje në vitin aktual.

image 12

korriku Shqiperia turistet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.