Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

E dogji me benzinë, gruaja kalon rrezikun për jetën. Burri ende në arrati

14:50 / September 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
korce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Melisa Trëndafili, 31-vjeçe, u dogj me benzinë nga bashkëshorti në proces divorci, ndodhet në spitalin e djegie-plastikës në QSUT, prej 31 gushtit kur ndodhi ngjarja e rëndë në Korçë. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, koshiente dhe duke u rikuperuar nga djegiet, një proces që gjithsesi do të kërkojë kohë, pasi Melisa ka plagë të thella në gjymtyrë.

Bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili është ende në arrati. Për motive xhelozie, 45-vjeçari i kërkoi gruas të dalë nga banesa ku jeton me qira me dy fëmijët, i hodhi benzinë në trup dhe i vuri flakën. Ndihmën e parë, gruas së re ia dhanë fqinjët. Gruaja nuk kishte urdhër mbrojtje, dhe deri tani nuk ka pasur denoncime për dhunë në familje, megjithatë hetimet do të zbardhin përse burri tentoi të vrasë gruan me të cilën po ndahet.

Për këtë ngjarje të rëndë është marrë në pyetje dhe vëllai i Melisa Trëndafilit, Mario Metaj, i cili ka treguar në polici se ditën e ngjarjes, motra e tij Melisa Trëndafili ishte kthyer nga puna dhe kishte shkuar në banesën ku jetojnë bashkë. Ai tregon se pasi pa të motrën disa shtëpi më poshtë dhe i thanë që ishte djegur, kur shkoi të merrte telefonin e tij në banesë, në shtëpinë ngjitur me të tijën, pa Eltonin të ulur tek shkallët dhe i tha:”…Çfarë bëre…”.

Bledar Trëndafili Melisa Trëndafili
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.